E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetarja amerikane Disa shenja ne Burrel shqetesuese

Nje gazetare amerikane qe ka mbuluar periudhen e luftes dhe pas luftes ne Kosove thote se akuzat e raportit te Keshillit te Evropes per UK-ne dhe Hashim Thacin jane shokuese. Stacy Sullivan autore e librit Nene mos ki frike se ke djemte ne Amerike thote ne nje interviste per Zerin e Amerikes se UK-ja ishte nje organizate shume hermetike dhe kishte elemente kriminale. Kur sheh pas ajo mendon qe disa shenja ne Burrel ishin shqetesuese. Por megjithese zonja Sullivan kishte qene ne gjendje te konfirmonte vrasjen e serbeve nga UK-ja ajo nuk kishte degjuar as nga serbet dhe as nga kontaktet e saj brenda UK-se qe organet e tyre te ishin trafikuar. Stacy Sullivan iu pergjigj pyetjeve te koleges Keida Kostreci nga Jeruzalemi ku jeton aktualisht.

Zeri i Amerikes Stacy si gazetare ju mbuluat luften ne Kosove ne fund te viteve 1990. Cili eshte mendimi juaj mbi akuzat e perfshira ne raportin e anetarit te Keshillit te Evropes Dik Marti
Stacy Sullivan Keto akuza jane shokuese. Nuk ka diskutim qe situata ishte jashtezakonisht kaotike ne Kosove nuk kishte nje kufi real mes Shqiperise dhe Kosoves qe UK-ja kishte elemente kriminale por nga cfaredo standardi ideja e vrasjes se njerezve dhe marrjes se organeve per ti shitur eshte shokuese.

Zeri i Amerikes Ju mbuluat luften dhe shkruat edhe nje liber me pas per UK-ne. Gjate udhetimeve tuaja atje a mendoni se po te kishte ndodhur nje gje e tille do te kishit qene ne gjendje te vinit re te shihnit dicka
Stacy Sullivan Do te me pelqente te mendoja se do ta kisha vene re por UK-ja ishte nje organizate shume hermetike. Une kisha mbuluar luften ne Bosnje para luftes se Kosoves dhe atje ushtria boshnjake thoshte hajde me ne shiko se cfare po ndodh ne po masakrohemi nga forcat serbe dhe na ftonte te shihnim se cfare po ndodhte. Me Ushtrine lirimtare te Kosoves ishte krejt ndryshe. Te gjithe ne gazetaret qe mbulonim luften ne Kosove i shihnim shqiptaret si viktima dhe une ende besoj se ata ishin viktimat. Ne perpiqeshim ti thoshim UK-se se ne donim te njoftonim per ate qe po ndodhte te tregonim mizorite qe po kryheshin por ata e bene pothuajse te pamundur per ne. Ata ishin krejtesisht te mbyllur rralle na linin qe te intervistonim ushtare ishin shume dyshues ndaj anetareve te huaj te medias pra ishte shume e veshtire. Prandaj nuk me befason. Dukej sikur gjithmone po fshihnin dicka. Ne nuk kishim gjithmone mundesine qe tu afroheshim dhe nuk do me habiste qe ata te ishin te perfshire ne aktivitete kriminale. Por nuk do me kishte shkuar mendja kurre qe mund te ishin duke bere heqje dhe trafikim organesh.

Zeri i Amerikes A mendoni se ndoshta fakti qe media perendimore vinte me nje ide te formuar se cilet ishin viktimat dhe cilet shkaktaret mund ti pengonte ata qe te kishin nje qendrim me dyshues
Stacy Sullivan Une edhe sot besoj se shqiptaret ishin viktimat. Ata ishin nen pushtimin serb per vite me radhe iu ishin mohuar te drejtat civile dhe njerezore. Ata trajtoheshin si qytetare te dores se dyte dhe une akoma mendoj se ne thelb lufta e UK-se per pavaresi nga Serbia ishte fisnike. Vetem se mendoj qe nuk mund te mohohet qe kishte elemente kriminale ne UK. Nuk besoj qe ata anetare te UK-se per te cilet une shkrova librin ishin te perfshire ne gjera te tilla. Une mendoj qe ata ishin emigrante qe kishin punuar per te ndertuar nje jete ne Shtetet e Bashkuara por besoj se eshte dokumentuar qe prapa UK-se kishte elemente kriminale qe kishte kontrabande armesh dhe droge dhe trafikim grash por nuk do ta kisha menduar se behej fjale edhe per trafik organesh.

Zeri i Amerikes A kishit ne ate kohe kontakte me Hashim Thacin apo me njerez te tjere qe akuzohen se kane qene te perfshire ne kete lloj aktiviteti
Stacy Sullivan Jo. Dhe ne fakt isha perpjekur vazhdimisht qe te kisha kontakt me Hashim Thacin dhe grupin e Drenices dhe cdo here qe isha perpjekur nuk isha lejuar. Ne Nju Jork isha takuar me Florin Krasniqin qe ishte nje nga personat kryesore qe mblidhte fonde dhe ai ishte i lidhur me grupin e Pejes qe nuk eshte akuzuar. Une nuk pata kontakte me Hashim Thacin deri pas luftes kur ishte kryeminister dhe une e intervistova. Ishte nje bisede formale por une nuk pata asnje shenje se mund te kishte qene i perfshire ne ndonje gje.

Zeri i Amerikes A kishit pare apo degjuar gjera ne ate kohe qe tani mund tju bejne te mendoni se dicka po ndodhte
Stacy Sullivan Nje gje qe kisha pare me shqeteson sot. Ne Burrel ku ishte nje baze e UK-se ishte nje grup shqiptaro-amerikanesh qe kishin shkuar atje per tu stervitur para se te bashkoheshin me luften me brigaden e Atlantikut. Une u perpoqa per disa dite ne Burrel ne perpjekje per tu futur ne kete kamp per te intervistuar disa nga ushtaret e rinj amerikane. Mbaj mend qe pashe shiringa dhe artikuj te tjere mjekesore ne territorin e kampit. Po ashtu te rinjte shqiptaro-amerikane qe do te shkonin te luftonin me UK-ne me treguan per keto shiringa dhe artikuj mjekesore. Atehere mendova - dhe mund te jete e vertete - qe ishin artikuj te vjeter mjekesore qe ishin ruajtur ne nje magazine. Sot me trondit ideja qe mund edhe te kishin qene mjetet e para te atij qe mund te ishte operacioni i trafikimit te organeve. Megjithate une nuk e di se per cfare u perdoren ato qe pashe une.

Zeri i Amerikes Gjate kesaj periudhe a patet kontakte me serbe qe mund te kishin shprehur shqetesimet per nje gje te tille
Stacy Sullivan Une pata kontakte me serbe anetare te familjes se te cileve ishin zhdukur. Ata ishin te deshperuar te merrnin vesh se ckishte ndodhur me ta. Une isha ne gjendje te konfirmoja qe UK-ja ishte e perfshire ne zhdukjen dhe vrasjen e tyre por asnjehere ndonje nga serbet nuk shprehu akuza per heqje organesh. Nga ana tjeter une kisha kontakte te brendshme ne UK qe me ndihmonin te zbuloja se ckishte ndodhur por askush kurre nuk me la te kuptoja qe keta njerez u vrane per tiu marre organet.



Shtypi zviceran permend emrat e dy kirurgeve

Gazeta zvicerane Tages Anzeiger ka investiguar per trafikun e organeve permes klinikes kosovare Medicus. Figura kyce ne kete trafik eshte kirurgu turk Yusuf Ercin Snmez. Ky i fundit kishte nje klinike ne Stamboll ku kryente aktivitetin e tij si trafikant organesh por atje u arrestua. Me pas ai takoi kirurgun kosovar Lutfi Dervishi dhe e zhvendosi aktivitetin ne kliniken Medicus ne Prishtine. Mesohet se per cdo veshke ata merrnin deri 150 mije euro. Hetimi nisi kur u zbulua nje dhurues shqiptar nje 23 vjecar qe kishte dhene veshken per nje izraelit 74- vjecar. Sipas hetimeve qe po vazhdojne akoma se paku 20 dhuruesve iu ishte premtuar se do u jepej nga 14 mije euro per veshke. Por leket nuk u dhane kurre.



Ministrja e Jashtme e Zvicres refuzon te marre cmimin e dhene nga kosovaret


Nje lajm ka mberritur nga Zvicra. Ministrja e Jashtme e ketij vendi Micheline Calmy-Rey ka refuzuar te marre nje cmim qe i eshte dhene asaj nga diaspora kosovare dhe ambasada e Kosoves atje per kontributin qe ka dhene ajo per pavaresine e Kosoves. Ministrja ka thene se nuk eshte momenti i pershtatshem per te marre kete cmim. Medalja do i dorezohej asaj nga ambasadori kosovar ne Zvicer Naim Malaj me 21 dhjetor.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›