E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një gjeneral rus vritet në rajonin e Dagestanit

Makhachala -Pas të shtënave të fuqishme me armë zjarri, një ushtarak i lartë rus u vra sot kur po udhëtonte me automjetin e tij në rajonin rus të Dagestanit, bënë të ditur agjencitë ruse të lajmeve. Gjeneral major Valeri Lipinsky, zëvendëskomandant i forcave të Ministrisë së Brendshme në Kaukazin e Veriut, vdiq në spital nga plagët e marra, bëri të ditur agjencia e lajmeve Interfaks, duke cituar një zyrtar në zyrën e prokurorit lokal. Lipinsky po udhëtonte në kryeqytetin rajonal Makhachala, kur u ndodh nën zjarrin e armëve, bëri të ditur agjencia e lartpërmendur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›