E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje grindje e pasosur nuk na ndahet

U mbush nje vit qe mediumet shqiptare dhe qarqet intelektuale dhe studimore shqiptare u perfshine ne nje fushate te pazakonte dhe shume te vecante qe kishte percjelle ne menyre dramatike Pakti Detar midis Shqiperise dhe Greqise. Ishte shfaqur nje rast unik ne praktiken e zbatimit te Ligjit te Detit ne gjithe boten Qeveria shqiptare ndeshej brenda rrethines se saj me kundershtimet teknike dhe ligjore te studiuesve dhe te mediumeve te ketushme ajo shkumezonte duke share sa ne njeren anen e sa ne tjetren per te bindur palen fqinje se ato qe thuheshin ishin vetem lajthitje anesore qe etiketoheshin sikur qene nje front armiqesor i brendshem... Ky ishte nje qendrim i turpshem dhe nje njollosje e dinjitetit kombetar nderkaq per here te pare Gjykata Kushtetuese e Shqiperise peshoi gjithe argumentet teknike dhe ligjore duke dhene nje vendim po aq te pazakonte per praktiken e gjyqesorit shqiptar qe me bindje teresore e rrezoi kete pakt famekeq.
Me poshte po japim intervisten qe Prof Myslim Pasha i dha Kryeredaktorit te gazetes Illyria ne New York USA Ruben Avxhi.



Zoti Pasha ju u bete nje figure e njohur e debatit publik ne Shqiperi gjate kohes kur ishte ne qender te vemendjes Pakti Detar me Greqine. Kur dhe si mesuat per ekzistencen e ketij Pakti dhe si ndodhi qe folet publikisht per te

Qe ne krye le ta themi se kur Illyria me pyet ...si nje figure te njohur... une nuk ndjehem mire. Jam i sigurt se ne kete kuptim ne i pervijohemi nje ndjenje shume te thelle kombetare asaj qe secili shqiptar ne vendin e tij te kontributit udhehiqet prej nje zeri te brendshem qe nuk lidhet me kurrfare interesash vetjake as me zinxhire politike as me indiferentizem vrastar e pra ky ze eshte impulsi jetesor orientues qe na e ben lirine tone te sotme nje buronje shprese per ardhmerine. Ne kete hulli pergjate debatit qe u zgjua nga Pakti Detar me Greqine une u futa krejt natyrshem si nje intelektual shqiptar dhe ushtarak si nje hartograf me fatin tim te eperm qe per gati nje gjysme shekulli me koleget e mi kam vizatuar matur dhe orientuar tiparet dhe portretin e vendit tim ata kufij tragjike ato gjeo-hapesira te cilat ne rrjedhe te ndryshimeve vijne deri ne Shqiperine moderne.

Kur ke nje njoftim sado spontan fillon te zhbirosh jo per te bere zbulese te mistershme por per te dhene nje gjykim profesional. Kjo e terheq studiuesin hap pas hapi te kacavjerre nga siper por edhe te perpiqet qe te hetoje ne rrenje se cfshihet pas nje Marreveshjeje pikerisht nga nje njoftim i cili mund te jete edhe spontan.

Kesisoj me ndodhi edhe mua qe po ate mbremje kur me shkelqim siperor kumtohej firma e nje Pakti pata para meje nje tekst Marreveshjeje qe solli nje gazetar dhe nje tufe koordinatash te vijes ndarese te kufirit detar midis Shqiperise dhe Greqise nje harte te asaj gjeo-hapesire historike te kombit tone.

Ne kete cast nuk mund te isha nje kundrues i thjeshte lexues i rendomte koordinatash gjeografike dhe shkoi pertej nje njeri indiferent si shume te tille sepse me mbante zgjuar formatimi profesional hartografik i cili qe asaj nate feste dhe miqesie midis fqinjesh mu shfaq trondites pamja detare teksa pashe me veshtrim te pare grumbullin e ujdhesave te Korfuzit kundruall vendit tim ne Dheun Kontinental qe te perfshinin nje hapesire ujore shume me te madhe e cila dukej si i thone me sy te lire...

Mjaftoi qe te hidhej ne kete harte nje cift koordinatash e nje pike fundore ne Ngushtesen e Otrantos per te rrokur ate ckishte ndodhur. Ajo pasdite ishte sic e thame nje feste midis te dy vendeve fqinje se ...nuk ishin thare as firmat... por te nesermen si kurre ndonje here tjeter spati ndodhur qe te dallgezonte nje ndjeshmeri e larte kombetare. Keshtu u bera pjese e debatit dhe nuk mund te dilja me prej tij. Kerkohej maturi studim te thelle te marreveshjes e cila nxori aq shume hollesi pasaktesi sa qe edhe sikur te doja ne nje fare menyre qe te heshtje te palarat e Paktit nuk te linin te terhiqeshe. Ky ishte nje skandal i cili nuk mund ta gjesh ne asnje pervoje tjeter te kesillojshme ne asnje vend te Botes ne historikun e zbatimit te Ligjit te Detit.

Mediume te caktuara ne perkrahje te hapur per Qeverine e konsideruan pjesemarrjen time si nje katapulte mediatike dhe studiuesin nje personazh komik nje Kolonel pensionist folklorist gjendur rastesisht ...etj. keshtu qe duheshin te duroheshin gjithfaresoj skenaresh lektoriumesh te organizuara ne Universitete degjesash dhe shpjegimesh qe bente Qeveria me perfaqesues te saj.

Nje nga TV-te me te njohur ne vend me nje mobilizim te sforcuar ne ekip kishte marre persiper qe ne nje ballafaqim te drejtperdrejte ta kthente ne nje komedi gjithcka qe kishte ndodhur. Nuk ishte shtremberuar asgje vecse ishin bere hulumtime hartografike dhe ligjore te se Drejtes Detare. Si mund te heshtej para gjeo-historise se kombit tend dhe dinjitetit te tij



Sa per kersheri a nuk iu duket se nje gazetar duke mos qene as i fushes perkatese ska se si te dyshoje nese nuk ka nje sinjal apo jo Pra a dini nese ka nje informacion te ardhur nga burime te tjera


Ne tragjedite greke sic thone studiuesit vizatimet ose gdhendjet mbi shqytat e personazheve dalin prej tyre dhe marrin pjese ne veprime.

Sikur na ngjan qe ajo vije e ashtuquajtur e baraslarguar ne vend qe te rrinte rehat ne vendosjen e saj doli dhe u veteflijua. Mirepo nuk mund ta shpjegojme kesilloj ate qe ndodhi. Qysh ate dite kur erdhi kumti une e pyeta Gazetarin se kush eshte zanafilla

Ai nuk mu pergjigj se keshtu ia kerkon detyra e tij investigative por misteri eshte serish midis nesh. Ka shume gjasa se lajmi nuk ka ardhur nga brenda d.m.th. nga Ministria e Jashtme ose ajo e Mbrojtjes sepse ata sic doli nuk e njihnin ne themel Konventen e Detit. Ndryshe po ta njihnin nuk duhej te kishin bere asnje hap te metutjeshem. Misteri do te dale nje dite dhe une besoj se ai ka gjellire nga specialiste te pales tjeter qe e kane shprehur ate ne euforine e pare te fitores diplomatike.

Thelbi i rrejshem nuk do te dilte kurre.


Askush nuk do te ndihej per te sepse e perditshmja e jetes shqiptare ka shume probleme per te zgjidhur dhe sdo ti shkonte mendja te merrej me Detin kur ende nuk i ka zgjidhur shume nga ato te Dheut. Por detaret hartografet dhe historianet shqiptare do te ngeleshin kryeulur gjithe jeten.

fare ju shtyu qe te perkushtoheshit kaq shume ne nje debat qe nuk ishte i lehte fare nuk shkonte me kete pakt dhe sa kishte rendesi kjo ceshtje per Shqiperine

Ky debat nuk ishte i lehte. Po keshtu Qeveria u gjend e papergatitur. Dhe mua me vinte keq per te. Ajo i kishte kthyer syte nga specialistet e saj ushtarake diplomate hartografe dhe ata po ne befasi e moren veten dhe i treguan Qeverise sigurine e tyre.
Mirepo Qeveria ishte zene Me vije detare te te genjeshtert... dhe deri ne kulmin e eperm te saj smund te besohej kurre se mund te kish ngjare dicka e tille. Prandaj ne fillim ata e moren me shume lehtesi si nje shaka te hidhur qe e krijon media... ...dhe buzeqeshen. Me pas filluan te tallen me studiuesit se ishin te lajthitur... ca pensioniste ... ca ksenofobe... deri sa ne kete cmenduri dikush nga kjo aradhe kish hedhur nje gur ne pus... dhe tani ne nje zallamahi hajt ta gjejme ne te mencurit...

Qeveria ne kete fillim nuk kish rruge tjeter vecse te mbronte vepren e saj. Bile them se gjeti menyren me te pershtatshme qe ti shpetonte nje skandali diplomatik midis te dy vendeve. Ben marreveshje hedh nje firme dhe vulos. E pak ore me vone thua Oh cpaskemi harruar hata paskemi bere Do ta kthejme

Keshtu u lundrua ne gati nje vit te tere...dhe skishte gjasa per kthim prapa. Mbase ata e kane kuptuar se ishin duke lundruar ne kurs te gabuar...qe mund te jete nje hamendje. Pata propozuar nje rruge me te arsyeshme dhe me te bute ne kthese derisa te ratifikohej marreveshja te organizohej nje grup pune i pavarur qe te hulumtonte ne detaje e kjo do ti vinte ne ndihme debatit dhe asaj qe u quajt tejdukshmeri Por ky propozim aq u degjua dhe kaloi ne vesh te shurdher.

Paramendohet qe duke kaluar nje Pakt Marreveshje para se te marre vulen e Qeverise ka kaluar ne siten skanerin dhe sensorin e nje spektri te gjere ligjor studimor jo vetem te nje grupi negociator por dhe te agjencive studimore te fushave te ndryshme duke krijuar nje siguri fundore. Tek ne u pa se si nje ushtarak i larte jepte shpjegime dhe maste bente kunderoponence per te mbyllur skandalin ne vend qe te flisnin specialiste me te afert te fushes.

Institucionet e tjera heshten ne poltronet e tyre madhore Universitetet po keshtu e konsideruan kundershtimin sikur ska lidhje me objektet e tyre studimore duke qendruar si spektatore. Ndersa Akademia e Shkencave u shpreh se nuk kuptonte gjuhen... e oponences.


A ka valle tjeter fushe se ku duhet te kishte shtroje dhe mbuloje studimore nje veper si ajo e ndarjes se kufijve detare midis Shqiperise dhe Greqise Prandaj ky rast sui generis na shfaqet kaq i vecante duke treguar nje papergjegjshmeri te larte. Kjo qe sapo thame u mbyll me nje perplasje dere nga ana e Qeverise e cila as qe e perfoli dhe as qe dyshoi ne vertetesine e vepres se vet edhe pse ndoshta kish filluar te hamendesonte e te tundohej njefaresoj per vetembytjen e flotes se saj pa u futur ne beteje... Qeveria u vetelevdua si dhe negociatoreve u hodhi pelerinen e perkushtimit dhe shau furishem ata qe dolen kundershtare vetem e vetem qe ti shmangej pergjegjesise se saj te drejtperdrejt ne sy te popullit.

Per here e me shume behej e qarte se Shqiperia ne kete Pakt nuk ishte nje shtet fqinj me Greqine me te drejta detare te barabarta por inferior dukej sheshit dhe me dokumente hartografike te zbuluar gjate kesaj rrjedhe debati se pala shqiptare nuk kishte bere gje tjeter ne bisedimet diplomatike por vecse kish marre nje vije te ashtuquajtur mesore te baraslarguar te cilen e kishin hartografuar qysh me pare dhe ua kishin sjelle shqiptareve ne tavoline. Negociatoret tane nuk kishin pare rrethanat gjeografike nuk e kishin studiuar Ligjin e Detit dhe metoden tjeter po kaq te rendesishme equitable solution = zgjidhje te drejte e te paanshme qe e merr ne dore veprimi diplomatik i ndersjellet miqesor dhe fqinjesise se mire. Pala fqinje ne ruajtje te interesave te saj cka eshte e natyrshme kish perzgjedhur ate metode qe e nxirrte Shqiperine me gishte ne goje dhe i kish dhene kompasin ne dore qe ta maste e tua tregonte shqiptareve se sa mire e kemi matur kesisoj dukej qe ishte mberthyer bukur e bukur ky Pakt dhe ... ju shqiptare mos e cani koken se nuk kemi humbur asnje milimeter... kete fraze e kane perdorur me qindra here qeveritare deputete politikane te larte...



Debatet ne Shqiperi nuk jane shume civile dhe me sa kam vene re pervec mbeshtetjes keni pasur edhe sulme te shumta te natyres personale dhe fyerje. Pse u perndez kaq shume ky debat ne vend qe te mbetej ne kuadrin e ceshtjeve teknike

Nje grindje e pasosur nuk na ndahet. Nje konflikt ne vete e kemi gjithhere. Ky eshte nje deshperim i madh. Duke kerkuar ketu ne Washington bllokun banesor ku jetoi dhe vdiq Konica i Madh dhe qe nuk e gjeta dot me mbertheu thenia e tij
Shqiperia eshte nje vend i mrekullueshem dhe tragjik.
Ndarjen e kampeve partiake ne Shqiperi politika e sotme po e rimbjell me ngulm dhe ne ngelemi te ndare njeri krahe ne armiqesi me tjetrin si nje epidemi se heqim dot prej vetes dhe se heqim dot. Keto sa thame na tregojne se kemi prapambetje reale sado qe po prekim Europen Te mos e zgjas edhe ne rastin e ketij Pakti serish shqiptaret afersisht u ndane ne dy kampe ata qe ishin me qeverine e sotme dhe pjesa tjeter ajo e opozites shqiptare. Diaspora Shqiptare ishte tjeter lloj ajo u radhit perkrah ashtit te interesave tona gjeo-historike kombetare.
Ate qe mbronte Qeveria... duhet medoemos ta pranoje se sikunder mund te perifrazojme thenien latine Roma locuta est Causa finite est.= Foli Roma. eshtja eshte e mbyllur. Shen Agustini . Po si mund te mbyllej symbyllur ky Antipakt Si mund te ndaheshim kesilloj edhe per interesat tona kombetare per detin tone gjeo-historik duke u nisur jo thjesht prej deshirave por prej gjykimeve hartografimeve dhe trajtimeve teknike ne perputhje me Ligjin e Detit Diplomacia kerkon si pararendje qartesimin e zgjidhjeve teknike.

E ja ku dalim se as ky debat nuk mund te ishte civil po ai u fut njetrajtshem si gjithe debatet e tjere ne Shqiperi.


Keshtu u ndermoren edhe sulme sic mund ti quajme sepse ne absurd kete sulm ta ben vellai yt bashkesia jote me sharje dhe fyerje te cilat percillen me dhimbje tek cdokush.

Debati per Detin vuri edhe nje here ne qender te vemendjes marredheniet tona me Greqine. Ka nje mendim se Shqiperia eshte tolerante ndaj Greqise qe te mos pengohemi si Maqedonia ne rrugen drejt NATO-s e BE-se. Pa qene nevoja te hyme ne spekulime hipotetike per rruget e diplomacise si i gjykoni marredheniet sot me fqinjin e jugut Si u reflektuan ato ne rastin e debatit per Paktin


shte normale qe ndaj Greqise te mbahet vijimisht nje qendrim me maturi fqinjeri miqesi sepse kjo eshte jetesore po te kemi parasysh interesat e sotme politiko-ekonomike dhe gjitheperfshirese. Te mos harrojme se ne Greqi sot punojne mbi shtateqind mije shqiptare. Kjo nuk do te thote qe ne te jemi te pushtuar nga kompleksi i perulesise qe te pranojme gjithcka vecse te realizojme hyrjen tone kaq te vonuar ne BE.

Pakti Detar i permbysur ne te vertete nuk solli nga ana e Greqise ndonje irritim atavik si ne te shkuaren. Ishte e pazakonte. Nuk pati ndonje fushate apo venie kushtesh etj. nga ana e Qeverise greke vecse perseri me nje kujdes diplomatik u etiketuan qarqe ekstremiste e nacionaliste te cilat ne perkim ishin te njejta me ato te Qeverise shqiptare. Kjo u tha nga politikane te eperm te dy vendeve ku u perdor e njejta teknologji dhe terminologji. Kjo linte te nenkuptohej nga te dy anet Pakti eshte ky qe u krye dhe firmos...asnje shqetesim te mos kete vecse gjithcka qe ndodhi kish lidhje me ato qarqe qe nuk bejne pjese ne asnje infrastrukture te te dy shteteve.

Shpreh bindjen se grupi negociator i pales greke kish dale fitimtar sepse vepra e tyre coi ne pranimin e ndersjellet te Paktit te cilin ata ne menyre mjeshterore e kishin qepur dhe veshur me metoden aq shume te lakuar te baraslargesise.

Kurse ekipi yne ishte si nje peshk i verber ne Detin e tij.


Pala fqinje e njihte shume mire Ligjin e Detit dhe po keshtu edhe metoden tjeter te cituar. Mirepo ata natyrshem jane nisur nga interesat e tyre kombetare dhe nuk kishin se pse ti hynin debatit qe erdhi me pas. Vepra e tyre kish mbaruar. Reagime te tjera ne Greqi kane qene si ca gejzere politike e nacionaliste por qe nuk u degjuan aq shume. Qene edhe disa opinione te vecuara qe e konsideruan Kushtetuesen e Shqiperise si nen trysnine turke e qe po keshtu edhe shembellesen e rrezimit te Paktit e quanin pothuajse te njejte me qendrimin e Turqise kur ne vitin 1995 kur Parlamenti turk shpalli cassus belli = gjendje lufte kunder Greqise e cila lidhej me ratifikimin qe kishte bere ajo ndaj UNCLOS82 = United Nations Convention on the Law of the Sea- 1982. Duke e zgjeruar Detin Territorial nga 6 ne 12 milje detare prej brigjeve detare. Perfytyroj dhe besoj kesilloj se pala greke ne heshtje ka pranuar rinegocim sepse ka qene shume optimist premtimi i Qeverise Shqiptare duke marre sigurine se ndarje e mevonshme do te jete po ajo qe ish kryer me Paktin famekeq.


E bera pyetjen lidhur me Greqine se tani ka te tjera ligje e probleme si ai lidhur me varrezat ai i perkatesive fetare etnike ne referendum etj. Perpara tyre ka qene e nxehte ceshtja e kreut te Kishes Ortodokse e fshesave kunder emigranteve e Vorio-Epirit e Himares etj. A ishte ceshtja e Paktit pjese e te njejtes linje problemesh Si duhet te sillen sot shqiptaret me Greqine A jemi miq te rinj ne NATO e BE apo armiq te vjeter ne pritje te betejes se radhes

M. Pasha. Rrenjet e varrezave te ushtareve greke ne pamje te pare jane njerezore. Ne projektin e ndertimit te tyre ne gjeo-hapesirat shqiptare ke mbresen sikur nuk duket gjekafshe tjeter. Mirepo sythet e varrezave qarkojne ne ca kufij fantazmagorike te trojeve te ashtuquajtura vorio-epirote dhe kjo ushqen per bukuri qarqe greke aq te shquara e aq te njohura tanime edhe ne keto kohe moderne te gjitheperfshirjes. Paralel vijne si figura te ngjashme gjeometrie

i Ngritja e shkollave greke edhe ne qendra banimi teresore shqiptare

ii Pensionet per minoritetin qe shtrihen edhe me tej hartes se pakices greke ne Shqiperi

iii Gjithe emrat e shqiptareve myslimane qe migruan ne Greqi u shnderruan me hir ose me pahir ne emra ortodoks helene

iv Himara ne kete shekull ngre zerin per mevetesi befas ulet dhe kendon kenge himarjote pastaj kujtohet e ngrihet serish

v regjistrimi sipas perkatesise etnike dhe fetare e con edhe me te certifikuar synimin duke sjelle nje trazim te ri i cili nuk mund te kalohet kaq lehte.

E shihni pra se si permbushet bukurisht nje mozaik i tere qe mjafton te klikosh dhe te zbulohet universi i nje strategjie te menduar.

Sa i perket Kryepiskopit Anastas ai eshte nje figure e shquar e religjionit ne Shqiperi me nje natyre sa teologjike aq edhe filozofike. Nuk dua ta pergojoj figuren e tij te larte dhe kontributin e tij por ka ardhur koha qe kreu i Kishes Autoqefale te Shqiperise te jete shqiptar.

Nderkaq Pakti Detar i rrezuar ngjan sikur nuk eshte ne kete strategji sepse eshte implementuar nje e Drejte Detare Nderkombetare dhe ka marre pranimin e ndersjellet te te dy paleve por ne qenien e tij e ploteson kete sfond.

Gjitheperfshirja Europiane dhe ajo Boterore duket sikur ballkanasit do ti beje kozmopolite do ti niveloje duke shnderruar ngjyrimet origjinale te popujve ne nje format te ri. Kjo nuk eshte kaq e lehte sigurisht. Me Greqine jemi fqinje dhe smund te jemi ne front kundershtaresh. Kjo nuk do te thote qe te bejme leshime te pafund si keto qe radhitem atypari. Me dinjitet mirekuptim pa komplekse me fqinjeri korrekte te barabarte dhe jo kryeulur.

Ajo qe ka ndodhur deri tash eshte zhgenjyese.

Asnje ze shqiptar nuk ndihet kundruall hapave helene qe trajtuam me siper saqe Tragjedia ame duket si e harruar.

Shqiptaret kane nevoje per nje strategji udheheqese ideore e cila ti orientoje duke pasur ne krye vizionin kombetar.



Ne fund vertet qe Gjykata mbajti anen tuaj dhe e anuloi Paktin madje me vendim unanim. Si e pritet kete vendim dhe cfare tregoi ai
Cila do te kishte qene alternativa nese Gjykata do te kishte mbajtur qendrimin e kundert

Shembellimi i sistemit Gjyqesor Shqiptar ishte pashpresa e pare dhe kjo si rrjedhoje e ndikimit politik. Prej nje paragjykimi trondites mund te mendohej edhe deshtimi si nje fund deshperues fatal. Kesisoj vepra jone do te shnderrohej ne asgje nese nuk do te kish pasur nje komunikim ardhur prej Gjykates Kushtetuese si nje mesazh Orakujsh ne frymen e tyre te gjykimit.

Kushtetuesja beri nje gjykim historik sic e ka percaktuar bukur juristi Agron Alibali qe ligjeron leksione diku ne nje Universitet ketu ne USA.

Do te jete nje shembull unik qe nuk ka ndodhur ende ne ndonje vend te Botes e jo vetem ne Ballkanin tone i cili do te ilustroje studime dhe botime te se Drejtes Nderkombetare dhe asaj Detare. Per here te pare ne Kushtetuese edhe pse ne formatimin e saj vinte prej propozimesh te kraheve te ndryshem politike dhe diheshin se kush do te ishin rezultatet e votimit 5 me 4 apo 4 me 5... ajo i ndryshoi keto supozime mosbarazimesh shkallmoi kete llogari arkaike shqiptare ne 90 duke permbysur bindshem nje Marreveshje Nderkombetare e cila nuk ishte bazuar ne nje interpretim te drejte te Ligjit te Detit dhe qe shperfillte dukshem interesat kombetare.



do te kish ndodhur nese do te kishte humbur ky rasat gjykimi

Se pari Qeveria do te ishte qetesuar ne vepren e saj. Po nuk e dime nese do ta brente ndergjegjja Kjo do te ishte nje arme shpartalluese ndaj medias studiuesve te pavarur dhe nje siguri tjeter shenjimi ndaj opozites.


Kush ish fitimtari

Ah ketu serish na vjen Absurdi shqiptar qe e cekem me siper. Ne nje debat gati njevjecar Pakti nuk kish pyetur per zhurmat dhe shenjimet por do te ecte me te shpejte ne ratifikim ne Parlamentin Shqiptar pastaj ne Athine ku do te shkembeheshin instrumentet e ratifikimit si nje epilog i festes per ndarjen e Detit.

Ju mund ta keni vene re se Qeveria edhe pas vendimit te Kushtetueses nuk ka pranuar askurre se ndarja detare ka qene e pasakte. Ajo deklaroi se e pranonte vendimin... formalisht por ne asnje menyre se ajo kish gabuar... dhe si zakonisht se Kushtetuesja kishte dhene nje vendim politik...

Kjo do te thote mos e prekni Paktin e pare se ai eshte i shenjte dhe i paprekshem.

A e ndjeni se si Pakti i rrezuar ngrihet ne perfytyrim para pales greke dhe merr jete. Vija kufitare detare ka gjasa se do te shkoje atje ku eshte projektuar me pare tek ato koordinata dramatike.



Ju keni botuar nje liber lidhur me kete ceshtje ne mos gaboj A mund te na flisni per te fare permban ai

Libra te shumte botohen si fiction me ngjarje trill nderthurje personazhe nder emocione rreqethese me subjekte qe te mbajne mberthyer.

Mund tu them se qe nga momenti i pare i ketij Pakti vjen nje kumt pra kumti i koordinatave. Vijimi teresor eshte nje roman qe ska nevoje per ndonje trill sepse gjithcka eshte e gatshme me shperfaqjen nje kulm nje kor antik te shqiptareve kudo qe jane ne Diaspore sidomos dhe nje rrezim te tij prape tek ai Det ku u nis .

Iu pershkrova nje subjekt real. Por qe nuk eshte i tille ne librin tim Deti qe nuk falet Libri ka nje natyre tjeter ai eshte gjeo-histori trajtese teknike publicistike ne qender te se cilit jane te fshehtat e ketij Pakti.



Se fundi ju ndodheni keto dite ne Washington DC. Cila eshte arsyeja e vizites ne SHBA A keni ndonje porosi per shqiptaro-amerikanet


Ne Washington DC ndodhem si nje vizitor tek femijet e mi qe punojne ketu. Nje ndjesi ngazelluese dhe inspiruese njekohshem na lind por befas trishtimi te dredh si rryme teksa kujton dhe ndjek se cndodh atje larg ku shoqeria shqiptare ne perpjekjet e saj nuk gjen kurrehere nje drejtpeshim mbrothesie por gjithnje mes konfliktesh qe nuk reshtin.

Teksa vizitoja Librarine e Kongresit futur ne boten orientuese te hartave pafund gjej vizatimet dhe rilevimet hartografike te Presidentit te Pare te SHBA George Washington dhe mrekullohem. Kundroja vija thurje ndertesa lumenj dhe brigje kufij pronash nga dora e tij 260 vjet me pare. Lexoja toponime konturime dhe mundohesha te krahasoja se ku ndodhen. Ndryshimet prej atyre vizatimeve deri sot jane te jashtezakonshme. Vecse kane ngelur ca toponime te hershme orientuese si piketa te shnderrimeve te medha te ketij vendi si dhe shoqerise amerikane.

Keto harta me zgjojne si nje vijim i larget harten e Detit Jon thellesite largesite shkembinjte nenujore dhe mbiujore qe zene e therresin nga ngrehina e rrezuar e nje Pakti rene atje ne fund te atij Deti.

Shqiptaro-amerikanet sic kam ndjekur kane qene shume te ndjeshem ndaj ngjarjes se Detit. Ata kane derguar mesazhe mbeshtetjeje te cilat nuk mund te harrohen. Me shume prej tyre ne komunikonim drejtperdrejt ne Google Earth dhe Google Ocean. Ata masnin dhe krahasonin kujtonin dhe gjykonin duke mbajtur pa rezerva anen e dinjitetit kombetar.

Une nuk flas prej ndonje lartesie por thjesht ne perditshmerine njerezore shqiptare si pjese e bashkesise sone. Natyrshem zbret te Illyria si nje mesazh dashuria qe nuk shter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›