E Diel, 1 Nëntor 2026

Një grup islamik kërcënon Norvegjinë me sulm si të ‘11 shtatorit’

Një grup islamistëve nga Norvegjia kërcënohet me sulme të “11 shtatorit” ose me një sulm edhe më të madh se ai i 22 korrikut që e kreu vrasësi Andres Bernig Brejvik.

Grupi, i cili është kërcënuar quhet Ansar ul-Sunah me kërkesë që Norvegjia t’i kthejë në shtëpi ushtarët e saj nga vendet myslimane dhe ta ndërpresë bashkëpunimin me “armiqtë e islamit”.

Ansar ul-Sunah kërkojnë që një pjesë e lagjes Gronland të Oslos të bëhet e tyre dhe të formojnë një shtet mysliman.

”Nuk duam të jemi pjesë e shoqërisë norvegjeze. Nuk shohim ndonjë arsye që të largohemi nga Norvegjia, sepse kemi lindur dhe jemi rritur këtu. Fjalët e Allahut xh.sh. iu takojnë të gjithëve. Na lejoni që Gronland të jetë i yni”, thuhet në letrën e grupit Ansar ul Sunah, transmeton Zhurnal.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›