Nje grusht serbesh mbajne ende peng gjykatat
MITROVICE - Situata ne veri te Mitrovices, konkretisht ne Gjykaten e Qarkut dhe ne ate Komunale, vazhdon te jete e njejte. Protestuesit serbe kane qendruar edhe gjate nates se mbremshme dhe vazhdojne te jene te pranishem ne oborrin e ketij institucioni. Protestues serbe dhe ish-punonjes te Gjykates se Qarkut ne veri te Mitrovices po vazhdojne te qendrojne ne oborrin e ketij institucioni, duke tentuar ta mbajne nen kontroll ate. Protestuesit edhe gjate nates se mbremshme kane qendruar ne oborrin e gjykates.
Zedhenesi i Sherbimit Policor te Kosoves per rajonin e Mitrovices, Besim Hoti, thote se numri i protestuesve aktualisht eshte 20-30 persona. "Situata, qe nga dita e djeshme, ne oret e pasdites, nuk ka ndryshuar fare ne ate aspektin e lirimit te objektit, perkatesisht te oborrit te gjykatave. Kemi perafersisht nje numer te njejte, diku rreth 30-40, te personave qe vazhdojne te qendrojne ne oborrin e kesaj gjykate”, tha Hoti. Ai shtoi se pas takimit te djeshem ne mes te perfaqesuesve rajonale te Policise se UNMIK-ut dhe perfaqesuesve serbe te protestuesve, i cili nuk ka rezultuar me ndonje marreveshje, mundesise e intervenimit jane pjese e planit, por nuk ka saktesuar se kur mund te ndodhe nje gje e tille. "Nuk mund te flas per ceshtje te intervenimit, mbase nje intervenim i tille eshte pritur qe nga dita e djeshme, por nje gje e tille nuk ka ndodhur. Per intervenim gjate dites se sotme, nuk kam informacion nese do te ndodhe apo jo, por te shohim”, u shpreh Hoti.
Menyren e komunikimit ne mes te protestuesve dhe autoriteteve te policise, kryetari i Kuvendit Komunal te Mitrovices, Bajram Rexhepi, e ka kritikuar, duke thene se me njerezit qe kryejne akte te dhunshme, nuk duhet te bisedohet. "Kjo nuk eshte forma e duhur, sepse po bisedojne pikerisht me ata qe i kane organizuar keto akte te dhunshme. Prandaj, mendoj se nuk eshte menyra e duhur. Duhet te nderhyhet, duhet t'i qesin jashte dhe organizatoret eventualisht te arrestohen. Duhet te vendoset rendi dhe ligji dhe nuk mund te kete anarki”, tha Rexhepi.
Mosnderhyrjen e Policise se UNMIK-ut per largimin e protestuesve serbe nga gjykata, Rexhepi e konsideron si kunder-produktive, duke shtuar se institucionet e Kosoves jane duke bere presion te autoritetet e rendit qe sa me pare te intervenojne per largimin e protestuesve nga gjykata. "Jemi duke bere presione. Mirepo, ky eshte obligim i tyre; ata e kane gjetur nje vije, ku nuk duan te shkaktojne tensionime, irritime, por kjo eshte kunder-produktive, sepse sa me shume i tolerojne, ata me shume veprojne ne menyre te njejte. Duhet t'u tregohet qe funksionon rendi dhe ligji”, tha Bajram Rexhepi. Ne kete ceshtje pervec policise rajonale te UNMIK-ut, ne Mitovice, eshte inkuadruar edhe policia e UNMIK-ut nga komanda kryesore e Prishtines, bejne te ditur zyrtaret e SHPK-se.
"Duhet mesazh i qarte ndaj Serbise”
Para zgjedhjeve parlamentare ne Serbi, perendimi duhet te paralajmeroje popullin serb per humbjen qe mund te kene nese bejne zgjedhje te gabuar, por edhe porosine se i perkasin Evropes. Keshtu deklaroi dje, ish diplomati amerikan, Morton Abramovic.
"Perendimi duhet t'i qartesoje popullit serb se nacionalistet po i cojne ne harrese perderisa ky populli i perket Evropes”, - ka thene Abramovic. Ai ka shtuar se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet qe tash te punojne per stabilitetin e Kosoves, te parandalojne dhunen dhe ndarjen e saj, dhe te sigurojne perkrahjen e gjithe komunitetit nderkombetare per pavaresine ndryshe do te demtohet seriozisht kredibiliteti i perendimit, ka shtuar ish diplomati amerikan.