E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Bush optimist per ekonomine

Presidenti Bush tha se ekonomia amerikane po kalon ne nje periudhe te veshtire por se ajo eshte mjaft e fuqishme dhe do ta marre veten. Presidenti i beri komentet ne nje fjalim qe mbajti dje ne Klubin Ekonomik ne Nju Jork.
Presidenti Bush tha se megjithe sfidat ekonomike qe po kalon vendi ky eshte moment interesant. Papunesia po rritet, cmimi i naftes po ngrihet ndersa tregu i shtepive dhe i kredive vazhdon te bjere por a eshte ky fundi? ”Cdo here, ekonomia amerikane eshte rikthyer dhe eshte bere edhe me e forte se c'kishte qene para se te fillonte renia. Pra une vij ne kete takim si nje njeri optimist. Une e kam pare se cfare ndodh kur Amerika perballet me veshtiresi. Une besoj se ne kemi nje ekonomi te fuqishme dhe besoj se vendosmeria e popullit amerikan eshte ajo qe na ndihmon t'i kalojme keto veshtiresi."
Presidenti Bush e pranon se rritja ekonomike eshte ngadalesuar por tha se administrata e tij ka marre masa per t'i tejkaluar sfidat. Ai theksoi planin e tij per stimulimin e ekonomise i cili u miratua ne fillim te ketij viti dhe sipas te cilit rreth 130 milione amerikaneve do te marrin para ne dore nga buxheti. Ai gjithashtu vleresoi perpjekjet e Bankes Qendrore per te mbeshtetur rritjen e ekonomise. ”Une e respektoj kreun e Bankes Qendrore, Ben Bernanke. Mendoj se ai po ben nje pune te mire ne keto kushte te veshtira."
Banka Qendrore ka ulur interesin ne masen 2,25 per qind qe nga shtatori. Kete jave kjo banke deklaroi se do t'u jepte bankave dhe institucioneve financiare rreth 200 miliarde dollare kredi, ne perpjekje per te lehtesuar krizen e kredive.
Dje Kreu i Bankes Qendrore premtoi se do te beje me shume per te ndihmuar njerezit qe nuk paguajne dot kestet e kredive te shtepive. ”Banka Qendrore eshte e vendosur plotesisht qe te perdore gjithe autoritetin, ekspertizen dhe burimet e veta per te ndihmuar qe t'i tejkalojme keto veshtiresi."Renia e tregut te shtepive dhe kriza e kredive ka cuar ne nje numer rekord falimentimesh te njerezve qe nuk paguajne dot kredite dhe shume banka kane humbur miliarda dollare. Nje nder to eshte edhe Bear Stearns, banka e peste me e madhe ne Shtetet e Bashkuara e cila shenoi nje renie te madhe dje ne bursen e Wall Street.
VOA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›