E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje here e tashmja pastaj e kaluara

Aq pa probleme nuk ishte transferimi i Benyamin Reich ne Berlin. Babai i tij nje njeri qe i pelqen te udhetoje shume deri tani e kishte evituar gjithmone qe te shkelte ne Gjermani. Per ta shmangur kete ai kishte zgjedhur shpesh rruge te komplikuara. Per te e kaluara eshte shume e pranishme te paharruara mizorite ndaj hebrenjve ne Luften e Dyte Boterore. Benyamin Reich e ka terhequr megjithate Berlini. Ai eshte cliruar nga rezervat e familjes se tij te Izraelit dhe te jetes ne bashkesine ortodokse hebrenje.

Benyamin Reich eshte fotograf dhe jeton qe nga viti 2009 ne Berlin. Ai eshte djali i nje rabini dhe eshte rritur se bashku me dhjete vellezerit dhe motrat e tij ne nje bashkesi fetare ne nje geto sic thote ai. Sot ai nuk mban vete kapele te zeze dhe zylyfe por burrat ne fotografite e tij. Une perpiqem te clirohem prej tyre por kujtimet e  femijerise me shtyjne te merrem me kete pune. Ata jane nje pjese e imja thote 34-vjecari. Une duhej te largohesha nje here nga shtepia per ta pare ate jete nga nje perspektive tjeter nga jashte. Fotografite e tij jane te ekspozuara ne muzeun Hebre ne Berlin ne ekspoziten aktuale Historia e atdheut.

Vendi me i sigurte per hebrejte

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ekspozita Historia e atdheut ne muzeun Hebre ne Berlin

Benyamin Reich e cmon vendin qe ka zgjedhur per te jetuar. Ky qytet eshte kaq interesant dhe ti ke pershtypjen qe mund ti japesh forme. Pastaj jane qirate e perballueshme dhe kostot e uleta te jeteses. Per kete atelie ketu une do te paguaja ne Tel Aviv apo New York me siguri trefishin e kesaj qe paguaj ketu thote Reich qe ka marre me qira nje studio te madhe se bashku me fotografe te tjere. Kjo ndjenje lirie terheq nderkohe artiste nga e gjithe bota ne Berlin nder te tjere edhe izraelite. Besoj se shume prej tyre nuk mendojne aspak per te kaluaren ajo u bie ndermend vetem kur jane ketu.

Nje proces te cilin Benyamin Reich e ka konstatuar edhe tek vetja. Qe kur ndodhet ne Gjermani ai ne menyre te pashmangshme eshte konfrontuar me Luften e Dyte Boterore dhe eshte perpjekur te kuptoje perse ka ndodhur Holokausti. Gjysherit e tij te ikur nga Polonia dhe Hungaria nuk kane folur kurre per kete. Por ata i kane porositur femijet dhe nipat qe te mos shkojne kurre atje.

E kaluara e luftes eshte ne Berlin shume me e pranishme se ne Izrael por kjo ate nuk e rendon. Gjermania eshte vendi me i sigurte per hebrenjte thote Reich me shaka por edhe me siguri. Me e keqja ka ndodhur tashme. Keshtu e perjeton edhe Gabriel S. Moses karikaturist nga Izraeli. Faza me e tmershme qe mund te jetoje nje vend per fat te mire ka kaluar dhe gjermanet kane marre prej saj nje mesim te forte.

E kaluara ka marre fund

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gabriel S. Moses karikaturist nga Izraeli

Ashtu si  Benyamin Reich-un edhe karikaturistin Moses e ka terhequr shume skena e artit ne Berlin sidomos sepse ai nuk kishte gjetur ne Izrael shtepi botuese per punen e tij te pare nje roman eksperimental komik novele grafike. Ne qofte se do te vish ne Evrope si artist Berlini eshte pikenisja perfekte. Nderkohe ai ka botuar romanin e tij te dyte komik Subz nje liber autobiografik per jeten adoleshente ne Izrael.

Gabriel nuk e imagjinon dot ne moment qe te vazhdoje te jetoje ne Izrael. do gje qe thuhet ose behet ne Izrael eshte deklarate politike. Edhe kur shkon ne ndonje feste duhet te justifikohesh. Krijimtaria e tij ka vuajtur shume nga konfliktet shoqerore dhe politike. Mendimet e mia ishin si te mpira. Ne Izrael jam ndjere sikur ne cdo moment duhej te ulerisja. Ndersa ne Berlin ndjej nje tolerance te madhe dhe interes per vizionet artistike. Kjo eshte ajo qe e lidh kryesisht me kete qytet e tashmja e kaluara eshte ne vend te dyte.

Fundja edhe prinderit e Benyamin Reich i kane dhene nje shans Berlinit dhe kane vizituar djalin e tyre. E kane pasur te veshtire sepse gjysherit e mi ua kishin ndaluar qe te shkonin ndonjehere ne Gjermani. Por une besoj se ky ishte nje udhetim i rendesishem per ta. Nenes i beri pershtypje sidomos sinagoga e cila gjendet vetem disa hapa larg ateliese se Benyaminit. Ai shkon atje rregullisht.

Autorin Nadine Wojcik/Angjelina Verbica

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›