Një i huaj, provim italishten para se të hapë biznes në Itali

Romë, 23 prill, NOA Në fillim duhet të mësoni italishten shumë mirë, pastaj mund të filloni të mendoni për të hapur një biznes në Itali nëse jeni një i huaj në këtë vend.
Ky është amendamenti i propozuar nga deputetja e Lega Nord, Silvana Comaroli, i cili përbën një ndryshim në ligjin ekzistues për të huajt.
Sipas tij, paraqitja e një çertifikate dhe diploma e gjuhës italiane të lëshuar nga organet përkatëse, përbën kusht themelor nëse do të krijosh një biznes në vendin fqinj.
Deri tani, një gjë e tillë nuk ka qenë e domosdoshme dhe duket se Italia me këtë nismë të re, po e ngushton akoma më shumë lirinë e emigrantëve në territorin e saj, duke i dhënë rëndësi njohjes së saj, siç e ka Gjermania të theksuar përshembull.
n.e/NOA