Protestë para QSUT-së, ankesa për kostot e larta shëndetësore

Tiranë, 23 prill, NOA - Banorët e njësive bashkiake nr.3 dhe nr.4 në Tiranë, kanë protestuar sot para mjediseve të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, duke kundërshtuar atë që ata e kanë quajtur kosto e lartë e shërbimit shëndetësor në vend.
Por jo vetëm kaq, ata protestuan edhe për gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën jetojnë dhe për papunësinë në rritje.
Kjo protestë u mbështet dhe nga përfaqësuesit vendor e lokal të Partisë Socialiste, ku i pranishëm në protestë ishte edhe deputeti socialist, Ilir Gjoni si dhe nga kryetari i njësisë bashkiake nr. 4, Vaid Kalaja.
Ata ftuan banorët për tju bashkuar protestës së madhe së 30 prill në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
n.e/NOA