E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një i ri shqiptar vritet me thikë në Bolonja

BOLONJA (ITALI) - Një i ri shqiptar është vrarë mbrëmë me thikë në qytetin Bolonja të Italisë. Mediat italiane bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 22.00 në rrugën Emilia Ponente. 25 vjeçari Ardit Myrtaj u godit për vdekje në një lokal të qytetit. Mësohet se në vitin 2008 ai kishte dalë nga burgu, ku vuante dënimin për trafik droge.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ekspertë të hetimit. Sipas dëshmitarëve i riu shqiptar është parë duke dalë nga lokali, pak para se të goditej me thikë. Ai është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra. Policia po punon mbi pistën e vrasjes si dhe shkaqet.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›