E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta- Davutogluo: Hiqet taksa e hyrjes në Turqi

TIRANË - Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Turqisë, kanë komunikuar sot vendimin për heqjen e taksës së vizës për shtetasit shqiptarë që shkojnë në Turqi.


Meta dhe Davutogluo, që gjendet për vizitë në Tiranë, dolën sot në një konferencë të përbashkët për shtyp ku deklaruan se "kemi rënë dakord që të hiqen pagesat për vizat, e cila është jo vetëm një kosto financiare por dhe një barrierë psikologjike për qytetarët shqiptarë". Kështu çdo shtetas shqiptar që do të udhëtojë drejt Turqisë nuk do të paguajë asnjë tarifë për vizën hyrëse.


Dy kryediplomatët vlerësuan si të "shkëlqyera" marrëdhëniet mes dy vendeve dhe u shprehën se do të forcojnë më tej marrëdhëniet mes dy ministrive të Jashtme, duke zhvilluar takime e konsultime të vazhdueshme për të gjitha çështjet reciproke dhe çështje të tjera ndërkombëtare. Z. Davutogluo, nga ana e tij, shtoi se bashkëpunimi mes dy vendeve do të rritet dhe se vendimi për heqjen e pagesave për vizat është mjaft me rëndësi."Miqësia mes dy vendeve është në nivel të përkryer", u shpreh ministri i Jashtëm i Turqisë, i cili informoi se vizitën e tij do e pasojë Presidenti turk Gyl në dhjetor të 2009.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›