Një i vdekur dhe një i lënduar

Një person ka vdekur mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime trupore, po të njëjtën rrugë, si pasojë e aksidenteve në trafik.
Policia bënë të ditur se mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, kanë ndodhur dy aksidente trafiku, njëra fatale dhe tjetra me lëndime.
“Rreth orës 22:00, policia është informuar se një shofer gjatë lëvizjes me veturë ka goditur një këmbësor, i cili është dërguar në Emergjencë ku sipas mjekut, viktima ishte pa shenja jete”, thotë policia.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor dhe Kryeprokurori dhe Prokurori. Ngasësi i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Ndërsa aksidenti tjetër ka ndodhur pas orës 18:00, afër hotel “Besiana”, ku një shofer ka goditur një këmbësor, i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në konsultim me Prokurorin i dyshuari dërgohet në Qendrën e ndalimit.
Të dy aksidentet po hetohen nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës./V.K/Indeksonline/