Një i vrarë e disa të plagosur në protestat në Siri

Së paku një protestues është vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur kur forcat e sigurisë janë përpjekur të shpërndajnë protestuesit në qytetin sirian të Darasit.
Në ditën e tretë të protestës mijëra vetë i kanë mbushur rrugët me kërkesat për më shumë liri e të drejta si dhe lirimin e të burgosurve politikë.
Dëshmitarët në vendngjarje thanë se forcat e sigurisë kishin qëlluar me plumba gome, municion dhe kishin përdorur gazin lotsjellës kundër protestuesve.
Dhuna shpërtheu kur një delegacion i presidentit Bashar Asad kishte ardhur në qytetin e Daras për të shprehur ngushëllime për katër viktimat e protestave të 18 marsit.