E Shtunë, 31 Tetor 2026

I shpëtojnë nëntë ditë pas katastrofës


Policia japoneze njoftoi se mbi gërmadhat e një ndërtese në verilindje të vendit, nëntë ditë pas tërmetit dhe cunamit katastrofal, janë gjetur gjallë një grua 80-vjeçare dhe një djalosh 16-vjeçar.

I riu kishte kërkuar ndihmë ndërkohë që forcat e ndihmës së shpejtë e kishin parë atë mbi kulmin e shtëpisë së tij në qytetin Ishinomaki. Djali dhe e moshuara ishin në gjendje të rëndë shëndetësore, por fatmirësisht jashtë rrezikut per jeten.
 

Për t`i shpëtuar nga izolimi, policia dërgoi një helikopter me të cilin ata u transportuan deri në spital.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›