E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje jete ne sherbim te profilaksise shqiptare

/ /

Dr. Shemshedin Kokona u lind ne lagjen Palorto te qytetit te Gjirokastres me 05/02/1929 ne nje familje me tradita qytetare e patriotike.
Ne veren e vitit 1945 ndoqi kursin veror te pershpejtuar ne Tirane per zevendesimin e vitit shkollor gjate te cilit ishte partizan. Ne vitin 1948 perfundoi gjimnazin e Gjirokastres me rezultate te shkelqyera nderkohe qe u dallua qarte pasioni i tij per artin e fotografise e te piktures. Ne periudhen 1948-1954 ndoqi studimet e larta ne Institutin Mjekesor Kirov Gorki sot Nizhny Novgorod Rusi. U diplomua shkelqyeshem duke fituar vec specialitetit te mikrobiologjise me kembengulje dhe vullnet te vecante edhe ate te rentgenologjise. Pas perfundimit te studimeve u kthye menjehere ne atdhe ku punoi si mjek mikrobiolog me perkushtimin e tij te vecante deri ne vitin 1989 kur duhej te dilte ne pension. Fillimisht punoi si pedagog ne Fakultetin e Mjekesise ne Tirane 1954-1966 drejtor i Drejtorise se Higjienes sot Drejtoria e Shendetit Paresor Gjirokaster 1966-1975 drejtues i Laboratorit te Semundjeve me Rrezikshmeri te Larte prane IHE sot ISHP Tirane 1975-1989. Fale cilesive te tij te vecanta qe zoteronte si inteligjenca natyrore vullneti i hekurt perkushtimi dhe deshira e madhe per te studiuar e punuar dr. Shemshua arriti brenda nje kohe te shkurter te plotesohej ne nivelet me te larta te mjekut mikrobiolog. Ai u be nje nga koloset e mikrobiologjise shqiptare duke i dhene gjithcka shkences mjekesore te vendit qe ne hapat e pare te saj.
Dr. Shemshua mjeku mikrobiolog i paharruar i talentuar dhe i palodhur ka identifikuar ne laborator agjente infektive ne mijera mostra klinike per testim duke mundur te parandaloje dhjetra e qindra infeksione me rrezikshmeri te larte publike ne mbare vendin. Ai me thjeshtesine qe e karakterizonte kudo ishte nga mjeket e pare te vendit tone qe arriti te kryente studime te thella me vlera te medha praktike mbi masat parandaluese te infeksioneve te ndryshme ne vecanti te atyre me natyre ekzotike si kolera tularemia etj. mbi epidemiologjine diagnostikimin dhe parandalimin e antraksit si dhe mbi ngarkesen mikrobike te burimeve ujore te krahinave te ndryshme te vendit tone.
Ne punimet e tij perfshihen dhe mjaft referate artikuj dhe kumtesa autentike me vlere shkencore e praktike te paraqitura si brenda dhe jashte vendit. Studiuesi dhe pedagogu i perkushtuar Shemshedin Kokona ishte dhe do te mbetet ne kujtesen e te gjithe kolegeve nje nga mesimdhenesit me te mire dhe te arrire te mikrobiologjise qe percoi tek disa breza studentesh te mjekesise bazat dhe vecorite e lendes sa te bukur po aq dhe te veshtire te mikrobiologjise. Me kontributin e tij ai dallohet sa ne formesimin e programit te lendes se mikrobiologjise qysh nga 4 janari 1954 dita e pare e mesimit te mikrobiologjise shqiptare fillimisht asistent i profesoreshes ruse Sinjushina ne vitet 1954-1956 e me pas drejtues i Katedres se Mikrobiologjise ne vitet 1956-1966.
Me punen e tij vetemohuese e te palodhur hodhi bazat teorike e praktike te zhvillimit te mesimdhenies ne fushen e mikrobiologjise te cilat perbejne themele te forta per mjeket e sotem e te ardhshem te sherbimit te laboratorit te mikrobiologjise. shte per tu vleresuar kembengulja e tij e paepur ne ripunimin e materialit shkencor te thelluar e shume voluminoz te anthraks-it pas djegies aksidentale te laboratorit ku humbi pothuajse gjithe materiali shkencor mbi te cilin ai punoi per nje kohe shume te gjate. Ne vitin 1987 ai mbrojti dizertacionin duke fituar graden shkencore Doktor i Shkencave Mjekesore me studimin e tij te thelluar mbi anthraks-in.
Per punen studimore e plot pasion u emerua
Shef i Katedres se Mikrobiologjise ne vitin 1956
Drejtor i Drejtorise se Higjienes ne Gjirokaster ne vitin 1966
Drejtues i Laboratorit te Diagnostikimit te Semundjeve Infektive me rrezikshmeri te larte publike ne IHE sot ISHP ne vitin 1975.
Profesor Shemshedin Kokona ishte dhe nje aktivist i dalluar shoqeror bashkeshort i dashur dhe prind shembullor. U nda nga jeta ne 22/11/2010 duke u percjelle me nderime respekt mirenjohje te thelle e homazhe te vecanta nga Fakulteti i Mjekesise nga te afermit koleget miqte e shoket e tij. Largimi i tij nga jeta ishte nje humbje e madhe dhe e pazevendesueshme jo vetem per familjen e tij aq te dashur por dhe per mikrobiologjine shqiptare brezat e studenteve qe e adhuronin e do ta kujtojne gjithmone me respekt e mirenjohje Fakultetin e Mjekesise ISHP dhe gjithe mjekesine shqiptare.
Prof. Ciril Pistoli Prof. Munir Karagjozi Prof. Betim Byku

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›