Një karvan i ri emigrantësh nga Meksika niset drejt SHBA-së

Karvani i ri me rreth 3 mijë emigrantë që u nisën nga kufiri i Meksikës me Guatemalën filluan marshimin për të mbërritur në kufirin e SHBA-së.
Sipas mediave meksikane, emigrantët e parregullt për shkak të problemeve të tilla si dhuna, papunësia dhe korrupsioni në vendet e tyre, filluan udhëtimin e tyre në përpjekje për të mbërritur në SHBA me qëllimin për të ndërtuar një jetë më të mirë.
Karvani i cili parashikohet se përbëhet nga rreth 3 mijë persona kryesisht nga vendet e Amerikës Qendrore, pavarësisht masave të sigurisë synon të mbërrijë fillimisht në kryeqytetin Meksiko dhe më pas në SHBA.
Përfaqësuesi i organizatës së shoqërisë civile që shoqëron karvanin, Luis Rey Garcia Villagran ka tërhequr vëmendjen se emigrantët po kryejnë një udhëtim të rrezikshëm në mesin e kërcënimit të urisë dhe sëmundjes dhe ka kërkuar nga zyrtarët e Institutit Kombëtar të Migracionit të Meksikës që të formojnë dialog me karvanin.
Objektivi është SHBA-ja
Një numër i madh i emigrantëve të parregullt të cilët prej shumë vitesh nisen nga vendet e Amerikës Qendrore, përpiqen të mbërrijnë në SHBA përmes Guatemalës dhe Meksikës.
Sipas Zyrës së Politikave të Imigracionit të Ministrisë së Brendshme, Meksika në periudhën janar-shtator ka përcaktuar mbi 190 mijë emigrantë të parregullt ndërkohë që 74.300 prej tyre janë deportuar./AA