Një këngë për vajzën e saj, Gigliola: “Nuk paskam dashur askënd në jetë!”

Gigliola Haveriku sapo është prezantuar përpara publikut me këngën e saj më të re. “Dritë” është një dedikim për vajzën 20-muajshe.
Në një intervistë për gazetarin Andri Xhahu në emisionin “Në radio”, këngëtarja tregon më shumë për krijimin e ri. “”Dritë” lindi si një këngë personale. Flet për një rrugëtim jete, se si pas ardhjes në jetë të Isabel çdo gjë mori kuptim.”
Haveriku në këtë projekt ka bashkëpunuar me të besuarit e saj Tull Production ndërsa tekstin e ka shkruar vetë ajo. “Nuk kam dashur që të përmendet vajza në këngë, sepse secili mund ta gjejë veten dhe t’ia dedikojë një personi të dashur, që i ka ndryshuar jetën e ka bërë diferencën duke i sjellë dritë në rrugën e vet. Në rastin tim, Isabel ka qenë muza ime.”
View this post on Instagram
E pyetur se si ka reaguar vajza kur ka dëgjuar këngën, Gigliola shprehet: “Ka qenë e habitur sepse nuk e kishte parë videoklipin më herët në televizor. Kur e pa, ishte e çuditur se si mund të jetë mami në dy vende, edhe në shtëpi edhe në televizor. (qesh) Nga reagimi besoj e ka pëlqyer. Kur të rritet e të kuptojë, do të kënaqet shumë që ka një këngë e cila i dedikohet asaj. Do jetë përjetësisht një dhuratë shumë e bukur për vajzën time.”
Se si ndihet tashmë si nënë, Gigliola e emocionuar tregon: “Unë mendoj që nuk paskam dashur më përpara askënd. Kjo qenka dashuria më e vërtetë që mund të provosh. Është një bekim.”
/rtsh.al/