E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje krize komunikimi per akte politike

/ /

NgaBELINA BUDINI

Zhvillimet e fundit politike ne vend kane degjeneruar serish ne nje gare ose beteje verbale mes paleve kundershtare ne lidhje me kuptimin dhe interpretimin e cdo situate dhe gjithckaje qe ndodh ne menyre te permbysur. Kuptimet qe u jepen ngjarjeve jane te kunderta ne nje simetri aq perfekte saqe tani skenaret e ndersjelle flasin madje secili per nga nje grusht shteti. Te ndersjella jane se fundmi edhe akuzat per dhune e vrasje akte te paligjshme e kriminale sic jane prej kohesh te kembyeshme akuzat per korrupsion e degjenerim autoritarist e madje fashist. Lexime te tilla antagoniste te realiteteve dhe protagonizmit politik reciprok ofrohen nga vete politikanet ne ritualet e daljeve te tyre te perditshme publike me te njejten kinse zemerate e patos teatral. Thelbi i tekstit eshte e njejta gje si ne gojen e Berishes me kompani edhe ne ate te Rames me kompani. Habia me te cilen mbetet publiku spektator eshte e tipit More po kush duhet ta thote kete Rama per Berishen apo Berisha per Ramen Akuzat ndaj njeri-tjetrit jane aq te ngjashme saqe po tu nderrosh vendin aktoreve metimet e tyre do te tingellonin ne menyre qesharake si vete-akuzime. Do te shnderroheshin me fare pak taktike te pademshme montazhi ne material humoristik per shfaqje si Bypass Show apo Fiks Fare.
Megjithate sikur te ishte vetem per spektaklin dhe ilaritetin e pademshem nuk do te kishte gje per tu shqetesuar ne tablone e komunikimeve politike ne Shqiperi as kesaj here. Ne kufijte e komikes arena e komunikimeve politike eshte e mbarsur ne fakt kete here me dramaticitet real. Nuk eshte fjala per interpretimin e drames me homazhe-spektakel e fytyra femijesh as per inskenimin e drames se ndonje puci a grushti shteti. Keto jane dramaticitete te kerkuara nga vete palet politike per te legjitimuar ose justifikuar vetveten politikisht. Real eshte nga ana tjeter dramaticiteti i krizes se komunikimeve politike qe reflektojne dy formacionet kryesore politike ne vend ai i opozites dhe ai i shumices krize e cila qendron jo vetem ne ezaurimin dhe tendosjen ekstreme te nervave e argumenteve te seciles pale por edhe ne paaftesine e dyanshme per te kryer akte ose veprime politike te denja. Ne kushtet kur fjalet u kane dale te pamjaftueshme per te komunikuar bindshem dhe dominueshem te dyja palet jane investuar ne akte te dobeta politike me ane te te cilave po komunikojne jo simpati por akoma me teper tehuajesim tek publiku. Demonstrimi i forces permes tejkalimeve ligjore si jashte ne rruge ashtu edhe nga brenda institucioneve nuk mund te jete vecse akt politik i deshperuar.
Keshtu te deshperuara dhe tejet te sforcuara kane tingelluar jo vetem komunikimet publike por edhe aktet politike te ndermarra se fundmi nga ana e qeverise dhe shumices ne pushtet. Megjithe perpjekjet e medha propaganduese te pozitiviteteve si rritja ekonomike e prosperiteti turistik per nje kohe te gjate asnje akt nuk u shenua ne drejtim te negativiteteve te njohura si korrupsioni ne nivelet me te larta shteterore. Edhe kur nje akt i tille politik u paraqit me doreheqjen e zv.kryeministrit Ilir Meta pas videos Meta-Prifti komunikimi justifikues e mistifikues qe iu be atij akti e zbehu krejtesisht forcen e tij te brendshme komunikuese. Pra nuk u la qe akti te fliste vete por pothuajse u zhbe politikisht si shenje pergjegjshmerie e vullneti demokratik pikerisht sepse u shoqerua me komunikime te tepruara kunderthenese per dinjitetin e brendshem te nje akti politik si doreheqja. I vetmi perjashtim mund te jete akti i liberalizimit te vizave qe nuk shenon thjesht nje moment por nje vazhdimesi qe ne te vertete ka filluar te flase vete me shume sesa propaganda dhe anti-propaganda qe iu be politikisht. Ne serine e akteve te dobeta e te deshperuara do te klasifikoheshin levizjet e fundit politike te shumices ne pushtet si reagime ndaj demonstrates se 21 janarit edhe pse as kjo e fundit nuk perben ne vetvete ndonje akt politik me pak te deshperuar a me teper dinjitoz nga ana e opozites metuese per pushtet. Megjithate ajo qe po e zhyt me thelle ne krize komunikimi politik shumicen ne pushtet nuk eshte opozita ne perpjekjen e saj per jete e vdekje per te dale nga kriza e vet por mungesa e akteve politike te pastra nga ana e qeverise si riperteritje e domosdoshme perpara zgjedhjeve te shpejta vendore. Nevojiten pra politikisht akte te cilat te mund te komunikojne vete pa u ngaterruar ne lemshin e interpretimeve ligjore ku i humbet filli te drejtes e te gabuares pa prodhuar dot komunikim bindes. Nevojiten pra realisht akte te cilat te mund te garantojne vendosjen e normalitetit demokratik dhe rendit ne vend gje qe eshte kryesisht pergjegjesi e shumices qeverisese dhe jo e opozites. Nevojiten jo vetem teorikisht por edhe konkretisht akte ose reforma e vendimmarrje te guximshme po tu referohemi ne kete pike teoricieneve por edhe eksperteve te komunikimit te krizave si nenfushe e marredhenieve me publikun. Ne te vertete ekspertet ne fjale i shpallin periudhat e krizave si mjaft te favorshme per te iniciuar nje optimizem te ri si rezultat i ndermarrjes se akteve reformatore. Edhe pse dalja nga kriza kerkon nderhyrje imediate ne fakt procesi i reformimeve eshte rruge e gjate qe gjithsesi nuk mund te nise pa njohje te pergjegjesive dhe pranim te realitetit. do rezistence ndaj njohjes dhe interpretimit objektiv te situates se krizes ne momentet e para mund ta shnderroje ate ne nje grope thithese nga ku veshtire te dilet me ne nje kohe te dyte kur balta te kete mberritur deri ne brez. Mbijetesa ose rrugedalja do te vinte mandej vetem nga ndonje akt fantazie apo akrobacie politike e paparashikueshme jashte logjikes normale te gjerave. Megjithate qe keto aktet e fantazise politike te vazhdojne te shfaqen ne skenen politike shqiptare si deri me tani nuk ka pse te duket aspak fantazi edhe pse serish gjithcka do te duket se shkon kunder logjikes normale te berjes se gjerave. Si ne teorite e kaosit te parashikosh te paparashikueshmen nuk duket asnjehere e pamundur ne kontekstin shqiptar te gatimit dhe komunikimit te politikes. Kjo na shnderron te gjitheve edhe nje here ne spektatore te teatrit politik me absurd te mundshem.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›