Rreziqet e flakeve ne Lindjen e Mesme

Giovanni Sartori
Ja ku erdhem ne ditet e sotme tek fakti qe nje pjese e Afrikes arabike domethene te asaj pjese qe sheh nga Mesdheu Algjeria Tunizia Egjipti na shpertheu papritmazi. Duhet ta kishim parashikuar Jo sepse te gjithe jemi ne kapur ne befasi. Mirepo nga ana tjeter do duhej te na shkonte mendja se interneti celularet dhe mjete te tjera teknologjike jane instrumente qe japin nje kushtrim per tu mbledhur e per rrjedhoje edhe kryengritje masash te tera rrjedhimisht edhe tek shperthimet e kryengritjet si per mire apo/dhe per keq.
Nga Giovanni Sartori
Qysh ne zanafille Shtetet e Bashkuara te Amerikes ndjehen te shtyre nga nje mision per te perhapur lirine e demokracine neper bote. Qellimi eshte shume i fisnik. Ndonese te gjithe e dime se qellimet e mira mund te gjenerojne rezultate te keqija. Qekurse Kina varrosi maoizmin dhe ri-gjeti marredheniet e mira me Oksidentit nuk gjendet nje president Amerikan qe nuk ndjen nje detyrim ne Kine per ti fshikulluar qeveritaret e Pekinit lidhur me te drejtat e njeriut. A ka sherbyer ndopak kjo sjellje per te permiresuar te drejtat Absolutisht jo. Perkundrazi nje sjellje e tille i ka irrituar kinezet. Keta te fundit ndjehen trashegimtare te qyteterimit me antik te botes. Domethene qyteterimi i Perandorise se hershme kineze e cila ndonese ka pasur uljet e ngritjet e saj kurre nuk eshte shperbere. Pavaresisht sundimit revolucionar e kulturor te Maos kinezet ne thelb ndjen pjese te ketij qyteterimi. Dhe sot nuk eshte Kina qe ka nevoje per Shtetet e Bashkuara por jane SHBA-te qe kane nevoje per Kinen e cila mes te tjerash merr ne mbrojtje per inat te SHBA-ve Korene e Veriut.
Duke ardhur tek ceshtjet e Lindjes se Mesme sepse aty gjendet gabimi trashanik i SHBA-ve dhe eshte padyshim Iran-i. Mbreti Shah Reza Pahlavi ishte despot por ishte nje despot i lumnuer qe donte te modernizonte vendin e vet. Kur shpertheu revolta e nxitur prej klerit islamik amerikanet keshilluan gjeneralet e shahut qe te mos rezistonin e te dorezoheshin. Mullah Khomeini u kthye me pamje triumfator nga Parisi dhe pas erdhi pushkatoi nje per nje te gjithe gjeneralet. Dhe prej asaj kohe Irani i mullah-eve perben nje kercenim dhe nje rrezik per te gjithe fqinjet.
Duke ardhur tek Iraku me siguri Xhorxh Bush besonte vertet qe Sadam Husejn fabrikonte arme atomike por ne cdo rast ai ishte i bindur se lufta e tij do te sillte ndertimin e demokracise ne Irak. E njejta gje mund te thuhet per Afganistanin ku shume shpejt problemi nuk do te jete se si te transformohet nje sistem tribal mijevjecar ne nje Shtet demokratik por se si te pengohet Afganistani qe te kthehet apo rikthehet ne nje shtet te lige ne te cilin terrorizmi islamik mund te prodhonte arme kimike dhe bakteriologjike.
Ja ku erdhem ne ditet e sotme tek fakti qe nje pjese e Afrikes arabike domethene te asaj pjese qe sheh nga Mesdheu Algjeria Tunizia Egjipti na shpertheu papritmazi. Duhet ta kishim parashikuar Jo sepse te gjithe jemi ne kapur ne befasi. Mirepo nga ana tjeter do duhej te na shkonte mendja se interneti celularet dhe mjete te tjera teknologjike jane instrumente qe japin nje kushtrim per tu mbledhur e per rrjedhoje edhe kryengritje masash te tera rrjedhimisht edhe tek shperthimet e kryengritjet si per mire apo/dhe per keq.
Momentalisht rasti me shqetesues eshte ai i Egjiptit. E ndersa une po shkruaj keto rreshta Mubarak ende nuk ia ka mbathur. shte akoma aty. Por i eshte dashur qe tu jape pushtet ushtarakeve.
Shtetet e Bashkuara kane denuar menjehere si kurdohere Mubarak-un per ushtrimin e dhunes ndaj protestuesve dhe kane nderprere ndihmat ushtarake.
Dhe tani rreziku eshte sic shkruante Ben Morris keto dite ne te njejten gazete perseritja e nje Irani te dyte pra te asaj cfare ndodhi ne Iran ne 1979. Mubarak ka qene nje aleat besnik i Oksidentit ka firmosur paqen me Izraelin nuk ka qene nje diktator gjakatar dhe ka bllokuar organizaten terroriste Vellazeria Myslimane kjo organizate prezantohet si mbrojtese e nje Islami te moderuar ndonese mbeshtet organizaten homologe Hamas ne Palestine.
Shpresoj qe Obama ta dije sesi shkuan gjerat ne Iran dhe te mos perserise gabimet e atehershme. Ne jetojme ne nje bote te rrezikshme me te cilat duhet te perballemi jo si misionare por duhet te zgjedhim te keqen me te vogel
Marre nga Corriere della Sera