E Diel, 1 Nëntor 2026

Një legjendë më pak në futbollin anglez

Veterani i Liverpoolit, Jamie Carragher ka vendosur të pensionohet në fund të këtij sezoni. Ylli anglez mendon se është momenti i duhur që të përfundoj karrierën si lojtar aktiv.

"Do të jetë ky sezoni im i fundit si lojtar aktiv. Mendoj se është koha e duhur që të varë këpucët. Po e bëj këtë vendim publik sepse dua që menaxheri im apo klubi tu përgjigjen pyetjeve të së ardhmes time" deklaroj Carragher.

Carragher aktualisht është 35 vjeçar ndërsa ka regjistruar deri tani 723 paraqitje për Liverpoolin. Me të marrë vesh vendimin e tij, bordi i Liverpoolit ka premtuar se do ti ofroj Carragherit një pozitë të lartë në skuadër./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›