Zgjatet kontrata, zgjaten edhe duart

Lionel Messi sot edhe zyrtarisht e ka zgjatur kontratën e re me Barcelonën. Lojtari më i mirë në botë këtë pasdite është paraqitur në zyret e Barcelonës ku edhe ka vënë nënshkrimin për kontratën e re.
Messi do të jetë i Barcelonës deri në vitin 2018, ndërsa në atë kohë do të jetë 31 vjeçar. Messi u shoqërua nga babaij i tij deri sa u paraqit me presidentin Sandro Rosell ku i'a zgjatën duart njëri tjetrit për kontratën e re. Messi me këtë kontratë do të jetë futbollisti më i paguar në botë./Indeksonline/