E Diel, 1 Nëntor 2026

Një leksion mbi Sqiroin, poetin e aspiratave kombëtare

NDRIÇIM KULLA

Nëse do të thoshim se Zef Sqiroi, poet, historian dhe njeri politik i kohës, të paktën mes arbëreshëve, mbrojtësi, propaganduesi dhe shpirtgjalluesi më i madh i traditës kombëtare shqiptare, një pohim i tillë do të qe më se i justifikuar.
Megjithatë, nuk duam të ndalemi veç në meritat kombëtare të Zef Sqiroit politikan, por dhe frymëzuesi i asaj ndërmarrjeje  madhështore mbështetëse ndaj aspiratave kombëtare që solli njohjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe futjen e saj në Ligën e Kombeve në vitin 1921. Nuk duam të ndalemi as në dhuntitë e tij të jashtëzakonshme si poet e shkrimtar, e as në veprat e tij që do të ngelen në historinë e literaturës shqiptare si pikat e saj më kulmore.
Mbi të gjitha këto, do të donim të theksonim se e gjithë vepra e tij si erudit dhe si poet, si shkrimtar dhe si përkthyes i shenjtë i gjuhës shqipe apo dhe si orator i zjarrtë i saj, u drejtua kah qartësimit, ruajtjes dhe ripohimit zhvillonjës të traditave autentike kombëtare; do të donim të theksonim gjithashtu, se duke vepruar kështu, ai u tregua i denjë për të marrë nga duart e De Radës flamurin e ringjalljes shpirtërore të Shqipërisë. Aq më tepër që vetë poeti i madh arbëresh ashtu siç shprehet gjerësisht në autobiografinë e vet e kish ndier në mënyrë të padyshimtë brenda vetes, si misionin e profanes hyjnore, se një ringjallje e tillë nuk mund të arrihej ndryshe veçse nën atë shenjë, që kish qenë shenjë edhe e vetë heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti. Kish ndier madje se dhe arti i tij duhet të ishte patjetër një instrument i kësaj arritjeje, edhe pse qortonte shpesh hidhnisht përvijimet e veta sentimentale, falë të cilave frymëzimi i tij poetik rrithte në shtratin e një klime të kulluar romantike, duke i lënë gjithmonë qëllimet e tij të mbrame në një horizont të largët. Është pikërisht ky fakti që shpjegon dëshirën e tij të vazhdueshme për ti përtërirë e rikompozuar poezitë, pa qenë kurrë plotësisht i kënaqur me to e pa arritur kurrë në mbledhjen e tyre në një poemë të vetme. Po ndoshta kjo ishte pjesa që i kish caktuar Profania hyjnore: tu fliste njerëzve të ahershëm me gjuhën e ahershme, vetëm për ti hapur udhë me anë të autoritetit të tij, idesë së madhe të Shqipërisë fisnike të epopesë së Skënderbeut.
Që në fillim të shekullit XVIII, pjesërisht nën ndikimin e nacionalizmit, të ringjallur si rrymë në të gjithë Europën, e pjesërisht nën ndikimin e romantizmit, që i dhuroi aq shumë impuls letrar, kolonitë shqiptaro-arbëreshe të Mbretërisë së dy Siçilive, futen në periudhën e një zjarrmie të ethshme të jetës kulturore, çka manifestohet në ndërmarrje frymëgjera poetike (De Rada) e në orvatje te fuqishme në studimet shkencore të historisë dhe gjuhës shqipe (midis tyre dhe Sqiroi).
Po gjithsesi, nga pikëpamja e gjuhës së lëvruar dhe motiveve të stisura nga gurra popullore, estetikisht spikat më fort Zef Sqiroi, i cili me një aftësi të hollë artistike arriti ta pasurojë me një ndjeshmëri të re dhe moderne lirikën shqiptare, duke ruajtur gjithmonë me respekt orientimet e lëna nga De Rada dhe Naimi. Në këtë pikë do të qe me vend të hapnim një parantezë të shkurtër mbi raportin dhe marrëdhëniet letrare shqiptaro-arbëreshe, për të kaluar kështu në një tjetër dallim midis De Radës dhe Sqiroit. Këto marrëdhënie, gjer në fund të viteve 50 të shekullit XIX, për të mos thënë edhe më këtej, ishin ende fillestare. Në fillim të viteve 60, me miqësinë që De Rada dhe Dhimitër Kamarda lidhën me rilindës të ndryshëm shqiptarë, si Mitkoja, Jubani, Doçi, Kristoforidhi e ndonjë tjetër, kontaktet marrin udhë të mirë. Mirëpo nga fundi i shekullit, nevoja që ndienin për tu kuptuar nga lexuesit e Shqipërisë, i bëri autorët arbëreshë, duke nisur nga Serembja dhe duke vazhduar sidomos me Sqiroin, ta kenë parasysh faktin se me gjuhën arkaike të kolonive të tyre nuk mund të njiheshin e të ndikonin në Shqipëri. Kështu, ata iu futën një përpjekjeje të re e të vërtetë heroike gjuhësore, e cila pati edhe pasoja të mëdha artistike. Madje, ndonjë arbëresh, si p.sh De Martino, nuk shkroi më as në dialektin e vendlindjes, por në shqipen e Shqipërisë.
Në këtë prirje, me një ndjesi të këndshme letrare Sqiroi shtyhet ti përpunojë temat e poezisë më të moçme popullore të trashëguara nga paraardhësit e tij të shekullit XV e tia dalë mbanë me sukses në realizimin e risive formale, vetëm pasi ti ketë çuar në përsosmëri të admirueshme skemat metrike tradicionale. Ai mbërrin rezultate të lakmueshme nëpërmjet kombinimeve leksikore bindëse që gjenden në të folmet e ndryshme, e i afrohet krijimit të një koineje shqiptare, depërton në zemër të kompleksit problematik shpirtëror të kombit e ofron pamje delikate në episode plot jetë, mbarsur me domethënie të thella në poemat e tij epiko-lirike.
Por dhuntitë më njerëzore të poezisë së tij i gjejmë në poemën polimetrike Mino, ku ai rrëfen vdekjen tragjike të njërit prej bijve të tij, veçanërisht në ato fragmente ku toni elegjiak u nënshtrohet miklimeve të evokimeve klasike e zbret papritmas në brazdën e vajeve tradicionale mortore, ku gjen shfrim dhe lehtësim dhimbja e tij prej babe.
Veçse ajo që duhet theksuar, është se magjia e tij nuk flatroi vetëm në këtë fushë. Më pak i ndjeshëm, ndoshta ndaj ngacmimeve dhe yshtjeve romantike, por dhe më i përmbajtur klasikisht, ai qe i shënjuar për tu shndërruar në poetin më të madh të mendimit frymëzonjës ose e thënë ndryshe, të fjalës poetike. Formimi i tij kulturor, i degëzuar në interesa nga më të variueshmit, e bëri një njeri të rangut të parë, udhëheqës të aspiratave sociale të shqiptarëve, duke ia shoqëruar këtë prirje me një pohim të fuqishëm të një tradite që shpërhapte tek të gjithë dinjitetin e fisnikërisë bashkë me atë të përvuajtësisë e të një ngushëllimi të thellë të një jete religjioze të mbrujtur nga e vërteta, poezia dhe melodia; latine në aspiratat e saj kah unitetit dhe universalizimit të botës romane; bizantine në thellësinë dhe vetishmërinë e gjuhës teologjike dhe në dashurinë e asaj bote kristiano-orientale, në të cilën shpirti i tij ashtu si dhe i gjithë popullit të tij ndihej aq familjar. Pavarësisht se i besimit ortodoks, ai u shfaq një laik i thekur deri në atë pikë sa ti paraprinte – pa nevojën  e mbështetjes satëhershme klerikale asaj hapjeje ndaj njohjes së vlerave autentike të çdo religjioni, që vite më vonë shërbeu si baza për zhvillimin e ekumenizmit.
Po a u vlerësua gjatë gjithë kohës si i tillë?
Emri dhe vepra e tij për mëmëdheun e vet antik ish në mënyrë konstante dhe goxha të vlefshme, e njohur dhe e nderuar nga të gjithë shqiptarët e kohës së vet. Ndërkohë që në epokën e komunizmit, emri i tij ra në një heshtje vërtet kokërroçe nën pretekstin se pat përshëndetur një bashkim të Shqipërisë me Italinë, e se në vitet e fundit të jetës ishte emëruar si fashist.
Për të qenë të saktë, Sqiroi, ashtu si të gjithë arbëreshët e kohës së tij, apo dhe të tjerët para dhe pas tij, u shfaq gjithmonë si një ndër propaganduesit më të flaktë të pavarësisë së Shqipërisë; kështu që smund të besohet se ai mund të binte në kontradiksion me këtë parim, pse për të garantuar pikërisht pavarësinë e Shqipërisë nga rreziku serb, grek apo malazez, mendoi ashtu siç menduan edhe shumë patriotë të tjerë shqiptarë, një dekadë pas vdekjes së tij për një aleancë më të ngushtë me Italinë.
Është shumë e lehtë dhe sipërfaqësore të gjykohet në bazë të ngjarjeve të mëvonshme; aq më tepër që nuk dihet kurrë nëse kritikët e sotëm do të arrijnë ti shpëtojnë dot kritikës së nesërme. Ja, kështu shprehej Valentini me rastin e kremtimit të 100-vjetorit të lindjes së poetit të madh, atij që në festën e madhe të pavarësisë së Shqipërisë më 1965-n, komuniteti arbëresh e akademik italian, në rrugën Gjergj Kastrioti, të qytezës Piana në Itali, ku banonte familja e Skirojve, i zbuloi

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›