E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rënia e sondazheve për Gingriç ose çmontimi i një demagogu

29-01-2012 / Nga Timothy Egan (New York Times)

Kur nuk është duke prenotuar tryezën e tij të preferuar në L’François Auberge Chez,  pozicionuar midis shtëpive feudaliste në “Great Falls Valley”, Dr Newton L. Gingrich i  pëlqen të  japë leksione rreth “përzgjedhjes” së  ushqimit dhe të tallet me elitat dhe konceptimin e tyre rreth Amerikës së vërtetë. Ai nuk ka turp. Ai mendon se rregullat nuk u krijuan për t’u zbatuar nga ai. Gingrich, në një përpjekje gulçuese në debatin e të enjtes në mbrëmje në Florida, tregoi se  është një demagog i  distiluar, si një salcë franceze, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Dhe ai e kthen pyetjen (në lidhje me sjelljen e  tij të urryer ) , në zemërim dhe tallje  mbi guximin e pyetësit. Pas shpikjes  dhe më vonë përsosjes së  politikës moderne të shkatërrimit personal, Gingrich ka vendosur që  tashmë  të  përballet me frikën e errët të elementit më të keq të bazës republikane,  për të marrë emërimin - duke përdorur aftësitë e rafinuara për më shumë se katër dekada. Gingrich është një force imponuese. “Le të shkojmë t’i hedhim një vështrim, siç thotë edhe miku im “travel guide” Rick Steves:

Propozimi – Në vitin 1994, ndërsa komplotonte për marrjen e “Shtëpisë”, Gingrich qarkulloi një memo, që na mësonte t’i kthenim fjalët në  armë. Ajo u quajt “Gjuha: një mekanizëm kyç i Kontrollit”. Republikanët u këshilluan të përdorin fjalë të caktuara në përshkrimin e kundërshtarëve si të sëmurë, patetike, gënjeshtarë, rënie, dështim, shkatërrim. Ky ishte viti, natyrisht, kur Gingrich tregoi se nuk kishte vend për  rënien e tij në një zonë pa dinjitet, duke barazuar vlerat e Partisë Demokratike me mbytjen e dy fëmijëve të vegjël nga nëna e tyre, Susan Smith, në Karolinën e Jugut.

Sot, në qoftë se ju dëgjoni me kujdes çdo kritikë të Gingrich, do të dëgjoni me siguri fjalë nga memoja e kontrollit. Ai madje i përdori këto shprehje (kur ish-sekretari i Shtetit Elliott Abrams shkroi në Përmbledhjen Kombëtare Online këtë javë), kundër Presidentit Regan, duke e quajtur atë “i paaftë deri  për të ardhur keq”, siç raportoi Abrams. Dhe ai  krahasoi takimin e Reagan-it me liderin sovjetik Mihail Gorbaçov si “takimin më të rrezikshëm për Perëndimin, që nga koha kur Adolf Hitleri u takua me Neville Chamberlain në Mynih në vitin 1938”.

Metoda – Edhe një nxënës i klasës së tretë kur argumenton me një tjetër fëmijë mbi meritat e Mike dhe Ikes kundrejt Skittles, e di mirë si ta luajë kartën e Hitlerit. Por Gingrich, historiani që nuk vë mend kurrë, e bën atë në mënyre të përsëritur.  Demokratët, tha ai vitin e kaluar, janë duke u përpjekur të imponojnë "një makinë socialiste laike,që është një  kërcënim i madh për Amerikën siç ishte edhe  Gjermania naziste". Njerëzit, të cilët preferojnë anëtarë të të njëjtës gjini, tha ai, po përpiqeshin për të imponuar "fashizmin laik dhe  homoseksualitetin" edhe mbi të tjerët.

Moho të dukshmen – Gingrich është ndër politikanet e rrallë që mund të të “zbërthejë” pa thënë asnjë fjalë ose pa bërë asnjë shenje, duke sfiduar kështu parimin e Mark Tuenit; se njeriu është kafsha e vetme që “skuqet nga turpi” - ose pretendon një gjë të tillë. Ai është gjithashtu i aftë për të sulmuar shumë nga gjërat që praktikon. Në debatin e javës se kaluar në Karolinën e Jugut, kur Gingrich  u tërbua nga një pyetje e bërë, në lidhje me kërkesën e një ish-gruaje, se ai donte një martesë të hapur; ai u përgjigj duke këmbëngulur se i kishte ofruar dëshmitarë ABC, për të hedhur poshtë padinë. Në fakt, në  fushatën e tij gjatë kësaj jave u pohua se nuk ka pasur dëshmitarë të tillë. Pretendimin e  tij se ai ishte paguar të paktën 1.6 million $ nga Freddie Mac, për punën si "historian" ishte një trillim qesharak. Këtë javë, ato kontrata u bënë të ditura publikisht dhe nuk përmendnin asnjë detyrim historiani, i cili u konsiderua si një ndikim i dalë mode dhe pa vlerë. Ai, të enjten u “kap mat” nga Mitt Romney, në një lëvizje klasike politike. Menjëherë pasi Gingrich sulmoi Romney për investime që kanë kontribuar në krizën për  strehim, Romney ju kthye dhe e pyeti nëse ai posedonte investime të tilla. Um, po, dhe Gingrich pranoi se kishte.

Drejtohuni kundrejt më të urryerit. Ishte Gingrich dhe para tij Donald Trump, i cili u përpoq të përcaktojë presidentin si dikush që nuk është amerikan- "Kenian, anti-kolonial". Dhe ja ku ishte, i rrethuar nga një audiencë e madhe në Sarasota, Florida, duke reflektuar mbi këto frika të projektuara. Kur tha se donte të kthente Presidentit Obama sërish  në Çikago dhe turma me një zë brohoriti “Kenia! Kenia!  E cila është një lojë e qartë mbi ndarjen raciale. Në rrëzimin e vitit të fundit të administratës së George E. Bushit, përdorimi i ushqimit me vulë u rrit, por Gingrich nuk do të shoqërohej kurrë me  një president të bardhë nga Teksasi (me varësi).

Një tjetër objektiv i preferuar është edhe shtypi. Ai  ishte “fiksuar” në debatet me moderatorë nga Maria Bartiromo e CNBC, Chris Wallace i Fox dhe me të drejtë nga  John King i CNN, për bërjen e pyetjeve të rëndësishme. Ishte një dredhi e njohur dhe e parashikueshme, kur ai u përpoq të bënte të njëjtën gjë me Wolf Blitzer; gjatë ditës së enjte ai u përpoq për të shmangur një pyetje, duke e quajtur atë një "pyetje të pakuptimtë", por Blitzer nuk u thye. Por zemërimi është selektiv dhe gjithmonë i  llogaritur mirë. Gingrich ishte portreti i shpengimit pasiv, kur Rrjeti i Transmetimeve të krishterë e pyeti, dy herë gjatë vitit të kaluar, në lidhje me gratë e tij të shumta. Në një rast, Gingrich tha se ai tradhtoi sepse e donte shumë vendin e tij. Këtë javë, ai tha se tradhtitë e bënë atë "më normal se sa dikush që ne sipërfaqe duket i përsosur". Por ai nuk ju “kthye” gazetarit të  krishterë, ashtu siç bëri me King, duke e quajtur pyetësorin e reporterit të CNN  “në afërsi të neveritjes” (një tjetër nga fjalët e tij të preferuara). Publiku i gjerë mund të lexoj këtë karakter të veçantë si një “aktinografi”, duke pasur parasysh se vlerësimi jo i favorshëm i Gingrich është jashtë çdo liste, më i lartë se çdo politikani të rëndësishëm. Dhe kështu mund të mendojnë edhe ish-kolegët e tij republikanë, pra, të jenë dëshmitarë të pakicës mbështetëse, të cilët shërbyen bashkë me të. Por ai është zëri i një zonë elektorale, i larguar nga gjysmë të vërtetat e mediave konservatore. Pra, me të drejtë, këtë javë Gingrich kërkoi që turmat, në debatet e tij të  ardhshme t’i lejohet të komentojnë, bërtasin dhe fërshëllejnë. Le tja plotësojmë ketë  dëshirë dhe do ti lejojmë publikut të reagojë siç bënë natën e të enjtes në Florida. Kjo lloj  zhurme nga turmat e debateve republikanë, të cilët dikur kanë brohoritur për ushtarët amerikanë që shërbejnë jashtë shtetit, tani brohorisnin kundër vdekjes se pasiguruar dhe mos miratimin e Rregullit te Artë, që është kthyer në një kolonë zanore demagogjike. 

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›