Nje lindje e bukur?
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i kanë të gjitha arsyet, po aq vitale sa Partia Socialiste në të kundërtën, që të mos hapin kutitë e votimit të 28 qershorit 2009. Ndërkombëtarët gjithashtu, të cilët certifikuan zgjedhjet, mund të turpërohen më shumë nga të gjithë me atë që mund të zbulonin kutitë shqiptare: një punë e bërë keq nga të gjithë. Në mënyrë figurative, nëse kryeministri shqiptar u shpreh se “nuk zbret nga kali”, mund të shtojmë që këtë siguri e ka dyfish, pasi kalin ia mban dhe komuniteti ndërkombëtar. Më keq nuk bëhet. Po si erdhëm deri këtu? E kur mund të dilet nga ky ankth pa fund?
Kur shtypi serioz, i lirë dhe profesional shqiptar hodhi sistematikisht alarmin për manipulime të rënda të Qeverisë Berisha gjatë mandatit të saj 2005-2009, në të gjitha pikat kardinale të shtetit: dhënie licence mediash me afera flagrante korruptive, faljen e qindra kilometrave kufij detarë Greqisë në fshehtësi, mbulimin e masakrës së Gërdecit e të tjera afera të rënda në drejtësi e biznes, jo të gjithë u dëgjuan; shumë akuzonin se ishte në llogoren e opozitës, edhe aty ku opozita s’ishte. Kur një media e gazetarë të lirë nga biznese e afera alla shqiptare denoncojnë, duhen dëgjuar. Kjo, jo për të sjellë destabilitet në vend apo për të prishur imazhin, por për të rritur vigjilencën e institucioneve të pavarura, shoqërisë civile, të opozitës ndaj shkeljeve që bën një qeveri. E kam shkruar dhe herë tjetër në këtë rubrikën time, sidomos gjatë vitit 2008, se politikani Sali Berisha e kishte përgatitur mirë terrenin për të fituar një mandat të tretë qeverisjeje dhe në demokraci, vigjilencën për të mos shkelur ligjin e kanë për mision mediat, opozita, drejtësia, shoqëria civile, institucionet e pavarura. Nuk bëj fajtor një njeri sepse tentoi të qëndronte në pushtet dhe e arriti këtë, por ata që nuk bënë mirë detyrën dhe nuk qëndruan vigjilentë për të ndalur revanshin kur është i paligjshëm dhe sot luten në vend të gabuar dhe njeriut të gabuar për hapjen e kutive.
Ditën e 28 qershorit votimet u bënë në përgjithësi qetësisht. Gjatë numërimit, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe partitë e tjera u lanë në distancë në bazë të një marrëveshjeje PD-PS, të kontestuar dhe me një grevë urie në Kuvendin e Shqipërisë nga ana e LSI-së e të tjerave parti më të vogla. Pastaj, hapja fillimisht vetëm e zonave tradicionalisht blu dhe numërimi deri në torturë.
Sot socialistët, edhe këtë herë me të tjera parti të vogla mbështetëse, janë në grevë urie. është dita e 12-të. Shqipëria është ndarë realisht në dy pjesë dhe duket shumë e vështirë të gjendet një zgjidhje nga palët në konflikt. Në grevë ka nëna dhe vajza. Sa më shumë zgjatet sfilitja e tyre, aq më në sipërfaqe dalin problemet që mbartim si shoqëri: intelektualë pa intelekt, mashtrues ordinerë nëpër studio televizive me status gazetari. është koha kur pushteti nxjerr në mbrojtje më të këqijtë e shërbëtorëve dhe kur opozita ushqehet me më fisniket e ndjenjave për të drejtën: atë të nënave. Në fakt, është kjo arsyeja që sot 10 muaj pas zgjedhjeve të 28 qershorit, protesta e opozitës mbledh akoma njerëz në shesh. Këto gra e vajza po bëjnë sakrificë sublime dhe sakrifica e tyre kalon kauzën politike. Sakrifica e tyre kalon përtej figurave si Berisha apo Edi Rama, dhe kërkon për herë të parë në histori zgjidhje bujare nga të dyja palët. Kërkon bashkim të elementëve më të ndjeshëm të shoqërisë dhe jo ndarje. është koha për një lindje të bukur, pas një sforcimi të jashtëzakonshëm. Kjo lindje do të jetë ogur i mirë nëse arrijmë ta bëjmë ne shqiptarët, në të kundërt, vazhdojmë të mbetemi armiqtë më të ashpër të vetvetes.
(GSH/BalkanWeb)