"Stalking", një ligj për të shpëtuar nënat, vajzat
Nuk ka besuar deri në fund se ç’tragjedi po i ndodhte. Një vajzë 20 vjeç ka më të forta ëndrrat për të ardhmen, se frikën nga vdekja. Por, persekutori i saj, ai që prej kohësh pretendonte t'i merrte me forcë dashurinë, ishte armatosur, e kishte menduar më parë: këtë herë, nëse nuk do ta nënshtronte, do ja numëronte në "lule të ballit". Dhe, kështu vdiq Gerta Bahja, në klasën ku përditë kishte ëndërruar se çfarë do të bënte në të ardhmen, ndoshta po ëndërronte dhe ato pak çaste para se të hynte vrasësi, Endrit Llambraj.
Realiteti, letërsia, janë plot me ngjarje e personazhe, viktima të një "dashurie fatale", por "stalker"-i (termi anglez i fjalës ndjekës, persekutor), jo në çdo shtet dënohet. Në Shqipëri, akoma jo. Nuk ka një ligj që të vërë direkt para përgjegjësisë penale një njeri që bën presion të vazhdueshëm për shkaqe nga më të ndryshmet ndaj një personi. Stalker nuk mund të jetë vetëm i dashuri, ish- i dashuri apo ish-bashkëshorti; stalker mund të jetë dhe një koleg, një komshi, një familjar, një shok, mund të ndodhë të jetë dhe një grua. çdokush që persekuton vazhdimisht një person me sms, mail, apo fjalë. Fundi tragjik i maturantes nga Elbasani mund të ishte shmangur me një ligj të mirë që do të mund të dënonte deri në 4 vjet burg persekutorin e saj, por mbi të gjitha me një sensibilizim për këtë problem të madh e shpesh të fshehtë tek ne.
Dëshmitë e para të kësaj ngjarjeje të çmendur vijnë nga ata që njihnin Gerta Bajën: "Ajo nuk ishte e dashuruar me të, nuk i interesonte, ishte e fejuar, nuk i përgjigjej telefonatave, sms-ve, insistimit të Endrit Llambrajt për ta takuar". Ky është stalkeri i vërtetë. Shpesh janë njerëz me probleme psikike që nuk e njohin refuzimin, por në Shqipëri hyjnë dhe të tjerë faktorë që e bëjnë shpesh stalkerin dhe më të ashpër, edhe më të fshehtë apo dhe të justifikuar nga një mentalitet i prapambetur që shënjon gruan si fajtore.
Vrasjet janë ngjarjet më të rënda, por në të përditshmen shqiptare persekutimet që u bëhen vajzave dhe nënave janë të panumërta. Mund të jenë sms të vazhdueshme nga kolegë, punëdhënës, ish-bashkëshortë që nuk pranojnë apo durojnë divorcet. Edhe në vende të përparuar si Italia, një ligj kundër persekutimit nuk ekzistonte deri një vit më parë; nuk kishte mundësi ligjore të ndalohej një persekutor, ligji vepronte vetëm kur kishte vepër penale me dëme fizike të personit (gra e vajza në shumicën e rasteve). Në fakt, dhe në këtë vend fqinj sensibilizimi u arrit pas disa vrasjeve të paralajmëruara të vajzave që persekutoheshin nga ish-të fejuar. Për shembull, edhe një show girl e njohur edhe për publikun shqiptar, Michelle Hunziker, për disa vite rresht është persekutuar nga 3 persona, njëri prej të cilëve ishte i bindur se ishte babai i vajzës së Hunziker; ndjekje, telefonata, mail, kërcënime për vrasje dhe vetëm me aprovimin e ligjit një vit më parë, arriti të lirohej nga persekutimet edhe pse shprehet ende e frikësuar. "Unë mund të paguaj truproja të më ruajnë, - shprehet artistja nismëtare e aprovimit të këtij ligji, - e megjithatë vazhdoj të jem e frikësuar, por mendoj qindra e mijëra vajza që jetojnë në çdo çast në terrorin e persekutorëve".
Nuk duhet të krijojmë iluzionin se një ligj mund të zgjidhë gjithçka, por një fillim ligjor duhet edhe në Shqipëri për këtë dhe mendoj se politika shqiptare do ta marrë parasysh këtë propozim të "Gazetës Shqiptare". Të paktën, mes atyre mijëra personave që në këtë moment vazhdojnë kërcënimet, ndjekjet, persekutimet, nesër, disa prej tyre, të stepen nga ekzistenca e ligjit.
(GSH/BalkanWeb)