E Diel, 1 Nëntor 2026

Një lojë fëmijësh me dritë lazër tmerron Berishën në Vlorë, kujton se ishte snajper

berisha ne vloreFrika e një atentati të mundshëm ka muaj që e persekuton kryeministrin Sali Berisha.

Ndaj për këtë arsye Berisha jo vetëm që vesh jelek antiplumb, por ka rritur numrin e truprojave të tij.

Ndërkohë që shumë policë, të veshur civilë, shoqërojnë kryeministrin në çdo takim publik.

Por ka mjaftuar një lojë fëmijësh për të vërtetuar ankthin e tij ndaj një atentati, dhe alarmuar forcat e shumta të policsë që kishin rrethuar Vlorën mbrëmjen e së dielës.

Gjatë mitingut të zhvilluar në Sheshin e Flamurit, Berisha është terrorizuar pasi ka konstatuar një dritë të kuqe në qafën e tij në kohën që ai ishte në podium.

Menjëherë janë alarmuar forcat e sigurisë, të cilat janë vënë në ndjekje të burimit të dritës lazer.

Pas pak minutash, truprojat kanë konstatuar se drita e dyshimtë vinte nga një fëmijë, i cili mbante në duar lodrën.

Agjentët e fshehtë kanë zbuluar se drita e dyshimtë nuk vinte nga një qitës, por nga një fëmijë që kishte dalë në shesh për të ndjekur Berishën.

Mbas lokalizimit të fëmijës, mësohet se forcat e policisë nuk kanë marrë ndonjë masë, por burime të besueshme thanë për TemA-n se për disa minuta e tërë ekipi i sigurisë është vënë në gjendje alarmi, ndërkohë që Berisha është munduar që të ruajë qetësinë, që askush mos të kuptonte tmerrin që i shkaktoi për pak minuta  qitësi fëmijë me dritë lazër./l.ç

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›