Berisha vë në dyshim takimin e Ramës me Fischer dhe e akuzon se ka paguar Svobodën

Rama-Fischer
Kryeministri Sali Berisha, pas inaugurimit të një rruge në Gjirokastër, ka mbajtur një bashkëbisedim me gazetarët lokalë. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka vënë në dyshim faktin nëse Rama është takuar para disa ditësh me presidentin austriak, pasi sipas tij, nuk ka foto. Ndërkohë, ai ka akuzuar Hans Svobodën se paguhet nga PS.
Çfarë ndjeva unë kur Rama u takua me mikun tim Fisher. Nuk di a u takua me të se në faqen e presidentit nuk pati lajm zyrtarë, por ndjeva keqardhje të thellë, se kur ka dalë nga takimi ai goditi me grusht mbi diplomatin e ri dhe e kapi për veshi. Imagjino ti se çfarë ka menduar ai për një politikan shqiptar, që bën një hap të tillë. Ai zotëria faktikisht e ka shndërruar fushatën në një fushatë të shkuljes së veshit, për të mundur me shuar në publik përshtypjen negative. Këtu i tha njeriu apo harroi. Shkon nga tubimi në tubim dhe thotë më shkul veshin. Në këtë fushatë kam shkuar edhe si kryeministër edhe si politikan edhe si kryetar dhe këtu do të vij të bëj bashkëbisedim dhe të dëgjoj me kënaqësinë më të madhe mendimet e qytetarëve të Gjirokastrës të të gjitha bindjeve politike. Unë jam 8 vjet kryeministër. Unë duhet tu dal përballë qytetarëve. Këto kam bërë dhe këto si kam bërë. Besoj se kam bërë një zgjidhje shumë të mirë. Konstatoj se ka një objektivitet shumë të madh. Çfarë konstatoj. Nëse zotëria nga mëngjesi deri në darkë mohon, unë nuk kam gjetur një bashkëbisedues të huaj vendas që të mohojë. Është bërë kjo nuk është bërë kjo kërkojmë këtë gjë. Shkon në Vlorë dhe i thotë ju jeni të izoluar, po si mund ti thuash qytetarit je i izoluar. Ajo mëndje që i tha kape për flokësh diplomatin, ajo mëndje i thotë je i izoluar. Mund të thotë njeriu je i izoluar kur lëvizim pa viza. Mund të themi kemi e nuk kemi apo skemi rrugë e drita, po jo se jemi të izoluar. Jemi vend anëtar i NATO-s. Vijmë tek Fisheri. Bëji një pyetje apo e-mail zyrës së presidenti Fisher. Çfarë ndiet ju kur morët vesh ju se mysafiri juaj në Akademinë Politike agresoi brutalisht një diplomat të ri shqiptarë, me një stof intelektual absolutisht nga më të mirët. Më mirë sesa më pyet mua sesi u ndiet, bëja pyetjen shefit të kabinetit të z. Fisher. Për Svobodën. Kominterni këto kohë ka bërë përpjekje të mëdha me deklarata më ka nderuar mua. Disa prej këtyre zotërinjve që erdhën në Tiranë 2-3 vjet më parë, sot po shkruajnë në qelitë e burgjeve kujtimet për korrupsionin e vet. Këta zotërinj bënë që të ikin socialdemokratët gjerman, laburistët britanik e etj, bënë të bojkotojnë grupimin e z. Rama. Ndaj dhe zhvillimet për mua çdo lloj vlerësimi për politikanët shqiptarë është pozitiv, por kur bëhen deklarata ndërpagese, ose në verbëri ideologjike, ato të gjitha përfundojnë në Drino. Nuk kanë asnjë vlerë. Po të jetë për deklarata nëse do Sali Berisha mund të marrë nga pesë në ditë, por unë merrem me qytetarin shqiptarë dhe hallet, e dertet e tij. Kam qenë dhe shkoj në të gjitha sallat e kësaj bote. Tani do të shkoj në çdo qoshe të këtij vendi të shoh çdo problem të qytetarëve shqiptarë . Ata tani janë kryeministrat e mi, janë ata që më udhëheqin mua drejt një fitore të shkëlqyer me 23 qershor, tha Berisha.
Duke folur për kandidaturat në Qarkun e Gjirokastrës, ai ka vlerësuar lart figurën e Spiro Kserës.
Për herë të parë në 20 vjet, përveç Spiro Kserës, gjithë kandidaturat e tjera për minoritetin janë produkt pazaresh. Ftoj minoritetin të mbajnë shënim këtë situatë. Nuk mund ti tregtojnë ato për interesa partiake të liderëve të partive të vetëquajtura opozitare, se opozitë nuk janë, të paktën dy partitë kryesore, jo PBDNJ, tha Berisha.
Ai ka thënë se e majta nuk duhet votuar, pasi sipas tij, njësoj si në Greqi, ajo gjeneron kriza.
Jo vetëm që sollën krizën nga lakmia e tmerrshme e shpenzimeve, por e përkeqësuan atë. Ku është sot e majta greke, njeriu që i shkruajti Edi Ramës programin e PS-së? tha ai./b.l