Një makinë përfshihet nga flakët
Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se një makinë tip BMV me targa TR 1576 Fështë përfshirë para pak orësh nga flakët. Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Policia nisi hetimet për zbulimin e shkaqeve. Burimet theksojnë se brenda makinës nuk ka pasur asnjë person në momentin që ajo është përfshirë nga flakët, për pasojë nuk ka asnjë të lënduar.