Aksident, humb jetën punonjësi i gardës
Një aksident i rëndë automobilistik i mori jetën një punonjësi të gardës në Lushnjë. 33-vjeçari i identifikuar si Artur Velaj po udhëtonte me makinën e tij kur mjeti ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Gorre të Lushnjës.
Menjëherë në vendngjarje mbërriti policia. Aksidenti i shkaktoi plagë të rënda 33- vjeçarit, i cili dhe pse mori ndihmën e shpejtë, gjeti vdekjen gjatë rrugës për në spital.