E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një makinë shpërthen në flakë përpara kryeministrisë

2Një automjet ka marrë flakë para godinës së kryeministrisë, ndërsa ka shpëtuar mrekullisht drejtuesi i mjetit.

Rreth orës 11:07 minuta, automjeti tip Golf III ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur brenda pak minutash.

Kanë qenë forcat e zjarrfikëseve që kanë mbërritur në kohë dhe kanë lokalizuar flakët e zjarrit.

Drejtuesi i mjetit, Genci Çuçi, tha për News24 se ngjarja ndodhi krejt rastësisht.

Isha duke ecur me makinë kur pashë që po nxirre tym tek motori dhe u detyrova të parkoj dhe ta fik makinën. Por flakët u ndezën aq shpejt sa nuk arrita të marr as laptop-in që kisha brenda sepse u nxeh aq shumë sa u detyrova të largohem, u shpreh Çuçi.

Mësohet se automjeti tip Golf është një prodhim i vitit 1995 dhe punon me naftë.

Çuçi shpjegon se gjithçka mund të ketë ndodhur dhe për shkak së vapës së madhe dhe se ngjarja mund të cilësohet aksidentale.

Besoj se ka pasur një nxehje tek izolacioni i telave dhe për shkak të motit të nxehtë do jenë shkrirë e marrë flakë. Kaq, s’ka më tepër, thjesht aksident, është shprehur ai./A.XH

zjarr

2

3

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›