E Martë, 3 Nëntor 2026

Një muaj burg dy “spiunëve”, të arrestuarve për lidhje me serbët iu gjetën armë dhe maska

Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi një muaj paraburgim për dy personat që u arrestuan të akuzuar për spiunazh.

Ndaj njërit prej tyre rëndon edhe akuza e armëmbajtjes pa leje.

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi u vunë në pranga nga policia, pas një hetimi disa mujor.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre, u sekuestruan armë, municione, maska, kaseta dhe materiale të tjera.

Autoritetet në Kosovë nuk kanë dhënë shumë detaje mbi ngjarjen por sipas mediave, dy personat bashkëpunonin me një agjent të shërbimit sekret serb dhe kishin për qëllim kriminalizimin e UÇK-së si dhe shtrembërimin e të vërtetës për masakrën e Reçakut.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›