E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Një muaj më parë tentoi të hidhej nga pallati, i riu i jep fund jetës sot në Pogradec

Një i ri nga Pogradeci është gjetur i vetëvarur në banesën e tij. Gati 1 muaj më parë ai tentoi të hidhej nga kati i fundit i pallatit ku banonte në lagjen numër 5 të qytetit.

Herën e parë ai u shpëtua nga dy të rinj dhe forcat e policisë e zjarrfikëses që ndërhynë në kohë duke e tërhequr nga dritarja e ballkonit.

Ndërkohë ditën e sotme, në gjendje të rënduar psikologjike i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banjën e apartamentit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet mbi rastin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›