E Martë, 3 Nëntor 2026

Një ndër 50 monumentet më të bukura në botë, Xhamia e Plumbit gati për besimtarët brenda vjeshtës

Xhamia e Plumbit do të jetë gati për të pritur besimtarët brenda vjeshtës së këtij viti pas nënshtrimit të restaurimit të plotë të saj.

Xhamia e plumbit në Shkodër është cilësuar si një ndër 50 monumentet më të bukura të botës, ndërsa ecja e punimeve për rikonstruksionin e saj janë bërë publike nga kryeministri Edi Rama.

“Brenda vjeshtës së këtij viti, Xhamia e Plumbit do të jetë gati për besimtaret dhe vizitorët. Punimet po ecin me ritme të shpejta për ta kthyer aty ku i takon këtë objekt kulti të veçantë, të cilësuar si një ndër 50 monumentet më të bukura të botës”, shkruan Rama në Facebook.

Xhamia e Plumbit është monument kulture i kategorisë së parë që prej vitit 1948.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›