E Martë, 3 Nëntor 2026

Tensionet në Lindjen e Mesme-Rebelët Huthi lëshojnë raketë ndaj luftanijes amerikane në Detin e Kuq

Ushtria amerikane ka bërë të ditur se ka eliminuar një raketë që ishte lëshuar ndaj një luftanijeje të saj nga rebelët huthi të Jemenit.

Raketa kruz e lëshuar ndaj luftanijes USS Laboon në detin e Kuq u qëllua dhe rrëzua në ujërat pranë Hudajdah nga një avion luftarak amerikan.

Nga incidenti që ndodhi pasditen e së dielës nuk u raportuan dëme në njerëz apo material. Ngjarja vjen pasi SHBA dhe Mbretëria e bashkuar ndërmorën sulme ajrore me synim degredimin e aftësive ushtarake të huthëve, të cilët që prej mesit të muajit nëntor kanë sulmuar anijet tregtare që kalonin në detin e kuq, sipas tyre në shenjë mbështejeje për Gazën. 

Të premten, ShBA dhe Britania e madhe goditën 30 vendndodhje në Jemen, përfshi edhe një armë deposh, qendra logjistike dhe sisteme të mbrojtjes ajrore që përdoreshin nga rebelët.

Ndërsa të shtunën këto dy vende ndërmorën një tjetër sulm ajrore ndaj një zone me radarë të huthëve. 

Presidenti amerikan Xho Bajden (Joe Biden) është shprehur se ai nuk do të hezitojë në ndërmarrjen e masave të mëtejshme për mbrojtjen e popullit amerikan si dhe për të siguruar lirinë e lundrimit për tregtinë ndërkombëtare. 

Edhe Britania është shprehur se është e gatshme të ndërmarrë veprime të tjera ndaj rebelëve. Një zyrtar i rebelëve u shpreh të dielën për korporatën  britanike të transmetimeve se luftëtarët huthi do të shenjëstronin anijet luftarake amerikane dhe ato britanike nëse vijonin sulmet ndaj Jemenit.

Rebelët huthi janë një grup politik dhe ushtarak që kontrollojnë një territori të konsiderueshëm në Jemen, përfshi edhe kryeqytetin Sana.

Ata janë aleat kyç të Hamasit dhe mendohet se furnizohen me armë nga armiku i vjetër i Izraelit, Irani.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›