E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje ne pese shqiptare vuan nga hipertensioni

style=positionrelativez-index2>

Blerta Mrishaj

Hipertensioni

Hipertensioni njihet zakonisht si Presioni i Larte Arterial. Ai eshte nje semundje kronike qe karakterizohet nga niveli i rritur i presionit arterial.

Matni presionin arterial

-shte e rendesishme te matni vazhdimisht presionin tuaj arterial

-Sigurohuni qe fasha e aparatit eshte e pershtatshme per krahun tuaj. Para se te blini aparatin matni pjesen e siperme te krahut. Me pas zgjidhni ate aparat qe ka fashen me masen e duhur

-Qendroni pa levizur dhe mos pini pije me kafeine dhe mos beni ushtrime fizike 30 minuta para se te masni presionin arterial

-Qendroni ne menyren e duhur me kurrizin drejt dhe me krahun e mbeshtetur ne nje karrige. Mos kryqezoni kembet apo krahet. Mbajini shputat te mbeshtetura drejt ne dysheme dhe krahun te mbeshtetur ne nj siperfaqe te forte me pjesen e siperme te tij te vendosur ne lartesine e zemres

-Mateni disa here presionin arterial dhe beni matjet me distance 2-3 minuta nga njera-tjetra dhe regjistroni rezultatet

-Matni presionin arterial ne te njejten kohe cdo dite. Duke qene se presioni arterial luhatet gjate dites eshte e rendesishme ta matni ate ne te njejten kohe te dites. Periudhat me te rekomanduara jane mengjesi heret dhe perseritja e matjes ne mbremje.

Vlerat normale per te rriturit

Kategoria

Sistolik

Diastolik

Optimal /normal

Me pak se 120

Me pak se 80

Normal i larte

120-139

80-89

Hipertensioni Arterial HTA

Stadi 1

140-159

90-99

Stadi 2

160 ose me shume

100 ose me shume

Nje ne pese femra dhe meshkuj ne vend vuajne nga hipertensioni. Me te rrezikuar nga kjo semundje rezultojne te jene meshkujt ku sipas Institutit te Shendetit Publik 90 e tyre e vuajne pa e ditur. Te dhenat tregojne gjithashtu se hipertensioni nga viti ne vit po shenon shtim te rasteve madje specialistet e klasifikojne si nje faktor rreziku per semundjet e zemres goditjet dhe semundjet e veshkave. Dje ne Diten Boterore te Hipertensionit Gazmend Bejtja drejtori i Shendetit Publik ne Ministrine e Shendetesise tha se semundjet qe lidhen me qarkullimin e gjakut dhe qe prekin zemren jane shkaku kryesor i vdekjeve ne Shqiperi.

Te dhenat

Studimi i pare Demografik dhe Shendetesor i kryer nga Instituti i Shendetit Publik dhe INSTAT pak kohe me pare ka evidentuar se te meshkujt hipertensioni eshte i lidhur me statusin e duhanpiresit ku prevalenca e hipertensionit eshte me e larte te meshkujt duhanpires sesa tek ata joduhanpires 34 per qind dhe 23 per qind. Nderkohe Gazmend Bejtja drejtori i Shendetit Publik ne Ministrine e Shendetesise duke iu referuar shifrave te paresorit dhe spitalorit thote se pothuajse gjysma e personave mbi 50 vjec vuajne nga hipertensioni. Megjithate shton ai Ne momentin kur kemi me shume obeze me shume konsum te duhanit apo alkoolit apo dhe faktore te tjere qe cojne ne presion te larte arterial duhet te shqetesohemi edhe per shtimin e personave me tendence per te pasur hipertension. Por edhe sipas studimit nivelet e hipertensionit jane me te larta mes te intervistuarave mbi peshe/obeze krahasuar me ata me peshe normale. Niveli i hipertensionit tek meshkujt obeze eshte 45 per qind krahasuar me 20 per qind te meshkujve me peshe normale. Femrat dhe meshkujt qe jetojne ne zonat rurale 24 per qind dhe 31 per qind perkatesisht kane me shume gjasa te jene me hipertension sesa ata qe jetojne ne zonat urbane 16 per qind dhe 24 per qind perkatesisht. Femrat dhe meshkujt qe jetojne ne Tiranen urbane kane prevalence shume me te ulet te hipertensionit 5 per qind dhe 8 per qind perkatesisht krahasuar me femrat dhe meshkujt qe jetojne ne rajonet e tjera me shume se 20 per qind e femrave dhe meshkujve. 6 per qind e femrave dhe 3 per qind e meshkujve ne moshen 15-49 vjec u ishte thene nga nje mjek se kishin tension te larte gjaku. Nga keto femra dhe meshkuj kater ne pese 82 per qind e femrave dhe 78 per qind e meshkujve po ndermerrnin ndonje veprim per te ulur tensionin e larte te gjakut. Dyzete e dy per qind e femrave dhe 31 per qind e meshkujve qe u ishte thene se kishin tension te larte te gjakut raportuan se po merrnin ilace me recete afersisht nje e treta e femrave 32 per qind dhe thuajse gjysma e meshkujve 47 per qind po perpiqeshin te kontrollonin peshen ose te binin nga pesha nderkohe qe gjysma e femrave dhe meshkujve po pakesonin kripen ne dieten e tyre nje ne pese femra dhe meshkuj po benin ushtrime dhe me shume se gjysma e femrave ku 54 per qind dhe nje e katerta e meshkujve 29 per qind e kishin lene duhanin.

Keshillat

Ajo cka keshillojne me se shumti mjeket eshte njohja e vlerave te presionit arterial ne menyre qe te trajtohet sa me korrekt. Shume mjekime thone ata qe ulin presionin arterial parandalojne njekohesisht ataket e zemres dhe ishemite por per kete mjeket sugjerojne qe te bisedohet me mjekun ne menyre qe te vendoset trajtimi dhe te monitorohen vlerat e presionit arterial.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›