Një numër i lartë turistësh grekë në Shqipëri
Nga Lia Pavlou, Greek Reporter
Çdo vit gjithmonë e më shumë grekë, kryesisht nga Greqia e veriut, po zgjedhin Shqipërinë për të udhëtuar gjatë pushimeve verore, duke gjetur hotele e dhoma të lira, me brigje të bukura dhe me çmime aq të ulëta sa një natë në një hotel me pesë yje mund të kushtojë 100 euro.
Një menaxher hoteli në Himarë tha se 30 përqind e klientëve të tij janë grek dhe ky numër vjen duke u rritur çdo ditë.
Hotele të mëdha si Agioi Saranta ofrojnë paketa speciale për pushime për grekët në bashkëpunim me agjencitë turistike në Athinë, Selanik, Larisa dhe Korfuz.
Në të njëjtën kohë, shumë shqiptarë po kthehen në vendin e tyre për të punuar në sektorin e turizmit pasi papunësia dhe kriza ekonomike në Greqi nuk i lejon ata të qëndrojnë në vend. Kështu, brigjet shqiptare janë bërë atraktive për turistët dhe investitorët.