E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një nuse në koncertin e Elvana Gjatës (VIDEO)

Mbrëmë, këngëtarja nga Shqipëria, Elvana Gjata ka performuar në Zone Club në kryeqytet ku të pranishëm kanë qenë një numër i madh i fansave të saj dhe ku atmosfera është ndezur në maksimum.

Elvana në rrjetet sociale ka shprehur ngazëllimin dhe falënderimin për mikpritjen që i është bërë ndërkaq, diçka që e ka emocionuar shumë është prania e një nuseje në koncertin e saj.

Në një video të publikuar, shihet Elvana duke u përqafuar me një nuse të e re e cila duket se pas ahengut të dasmës, është nisur drejt e në koncertin e Elvanës në Zonë Club.

“Është nga ato rastet speciale ku nuk mund të mos reagoja. Nuk ka gjë më të bukur, Teuta Jashari, një nuse në koncertin tim duke festuar”, ka shkruar Elvana në Facebook./Indeksonline/

/>  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›