E Diel, 1 Nëntor 2026

Djemte e bordurave gjallerojne rrugen Murat Toptani me muziken e tyre

Dy muzikantet e rinj shkodrane edhe pse kane mbaruar Akademine  e Arteve interpretojne  ne rrugen Murat Toptani ne kryeqytet cdo mberemje. Artistet rebel rrefejne detaje rreth ushtrimit te artit te rruges që i jep liri absolute.  
Këta dy artistë nuk janë si gjithe të tjerët.  Adi dhe Mirel janë djemtë e bordureve që gjallërojnë pedonalen “Murat Toptani” në kryeqytet çdo pasdite Sportiviteti ne look si dhe spontaniteti në sjellje i karakterizon  këta artistë të rinj. Muzika  është gjithcka për dy të rinjt të cilët  kanë zgjedhur këtë formë për  të ushtruar profesionin e tyre Adi Sulejmani është 22 vjec për 12 vite me rradhë ka studiuar për klarinet madje ka mbaruar Universitetin e Arteve. Por interpretimi në rrugë i jep kënaqësi. Klarinetën nuk e ndan nga vetja. Kitaristi Mirel Drimani prej 13 vitesh performon në rrugë të ndryshme  të Shqipërisë,  ajo cka e habit më së shumti është regimi i njerëzve. Liria në art është gjithcka.  Rruga është e të gjithëve nuk ka pronar dhe as kushte. Pranojnë se kjo punë i jep edh përfitime, megjithse paraja nuk është parësore për dy djemtë rebel. Dy artistët e rrugës të cilët në fillim janë përballur me paragjykimin, tashmë janë kthyer në lezetin e mbremjeve në kryeqytet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›