Një pakt i pashmangshëm me Djallin
Ka dy mënyra për të vjelë frutat e një peme të lartë. E para, duke pritur poshtë pemës që ato të piqen dhe të bien; e dyta, duke e shkundur pemën për t’i rrëzuar frutat para kohe. Në opozitën socialiste janë të shumtë ata drejtues dhe militantë, sidomos pas ngjarjes së 21 janarit dhe 8 majit, që mendojnë se tashmë nuk duhet pritur që qeveria të vazhdojë zullumet e saj. Pra, ata që mendojnë se pema e pushtetit nuk mund të vazhdojë të bëjë hije e qetë deri në vitin 2013 sikur asgjë nuk ka ndodhur. Duke proklamuar çdo ditë se Berisha ka vjedhur votat për të mbajtur pushtetin, edhe vetë lidershipi socialist shërben si nxitje që “populli opozitar” të humbasë durimin dhe besimin tek çdo legjitimitet i kësaj qeverisjeje qendrore dhe vendore në Tiranë. Por, përkundër asaj që besojnë personalisht dhe deklarojnë publikisht për masat, liderët e çdo partie opozitare kanë detyrimin që të nxisin vetëpërmbajtjen. Ata duhet të kanalizojnë urrejtjen e elektoratit vetëm drejt një vote kundërshtuese ndaj qeverisë, përkundër revolucioneve e përmbysjeve të dhunshme. Akoma më e vështirë bëhet ky opozitarizëm ekstrem përballë ndërkombëtarëve, të cilët kërkojnë gjithnjë një opozitë larg bojkotit dhe masave të tjera që bllokojnë bashkëpunimin me maxhorancën. Shembulli i këtyre kornizave shtrënguese të lidershipit socialist, u shfaq në ditët që pasuan 21 janarin, kur opozita qetësoi mendjet e nxehta brenda saj dhe hoqi dorë nga vazhdimi i protestave në bulevard edhe pse humbi katër prej militantëve pranë rrethimit të kryeministrisë. Rama ka fituar shumë pikë në sytë e ndërkombëtarëve pas asaj lëvizjeje paqësore, por ka humbur një mundësi të mirë për të kënaqur ata socialistë që mendojnë se kjo qeveri duhet shkundur fort përpara se të vjedhë sërish zgjedhjet e 2013-ës.
Vetëm pak ditë më parë, në një nga editorialet e tij të publikuar në faqet e para të të gjitha të përditshmeve, z.Rama iu përgjigj për herë të parë publikisht këtyre zërave kritikë. Dy paragrafë japin më qartë këtë vizion të kreut të PS: “Opozita…nuk është një çetë e armatosur që zgjidh problemet për ata që rrinë para televizorit apo mjaftohen me të shkruarit në blogje”, ndërkohë që “përmbysjen e domosdoshme e sjell vota, vota masive, vota që kapërcen malin e manipulimeve e të poshtërsive të pushtetit…”. E thënë më shkoqur, duhet pritur deri në zgjedhjet e ardhshme. Manipulime nga Berisha mund të ketë përsëri, por garanci që të mos përsëritet një tjetër farsë elektorale është rezultati sa më i thellë i votës së majtë.
Publikimi i këtyre mesazheve është jo vetëm një përgjigje ndaj kësaj dileme opozitare, por njëkohësisht dëfton se lideri socialist e ndjen peshën e një tensioni padurimi të pasrendësve të tij. Si për të përforcuar më tej këtë reagim ndaj dilemës se, cila do të jetë rruga e ardhshme e opozitës, kryesocialisti shpalli së fundi dhjetë kushtet e reja të PS-së për një pakt politik.
Pas dy viteve bojkoti të plotë ndaj Berishës, i anatemuar si “djalli”, opozitës i duhet të ndryshojë qëndrimin e saj. Jo vetëm se ky bojkot nuk ka sjellë ndonjë përfitim të qëndrueshëm politik për të, por edhe sepse po afrojnë limitet e tri afate të rëndësishme: Së pari, afati i 12 tetorit, ku do të vlerësohet përgjigjja e Brukselit për pranimin e statusit kandidat të vendit; së dyti, fundi i mandatit të Presidentit Topi, ndryshimi i të cilit do të thotë më pak garanci për pavarësinë e gjyqësorit dhe institucionet e tjera të pavarura; së treti, nevoja për ndryshime në sistemin dhe Kodin Zgjedhor, për të evituar një humbje të re në 2013-ën. Të tria këto çështje mjaft të rëndësishme për fatin e vendit dhe vetë opozitës, bëjnë të pashmangshëm uljen në një tryezë dhe marrëveshjen me maxhorancën. Në një situatë normale, kjo do të ishte rutina e përditshme e dy forcave politike. Por në Shqipërinë e 2011-ës, me vetë fjalorin e përdorur nga opozita, mund të shihet ndryshe edhe si një “pakt me Djallin”.
Lidershipi socialist rrezikon që të gjendet përballë akuzave nga brenda vathës së tij (tashmë jo vetëm nga grupi i deputetëve rebelë Islami-Harasani, por dhe nga faktorë të tjerë besnikë) se po tradhton besimin e dhënë. Pra, kreut Edi Rama dhe njerëzve të tij të besuar, u duhet të ecin mbi një fill të hollë ekuilibri të tendosur mbi malet e larta të akuzave që kanë ngritur rreth Berishës dhe krimeve elektorale të tij. Duke përparuar pa nxitim dhe me kujdes në këtë kalim të ri, ata mund të vazhdojnë këtë rrugë pa u dëmtuar.
Analiza e deritanishme e situatës në kampin rozë, shpjegon deri diku sjelljen e çoroditur të opozitës me thyerjen e bojkotit, fillimisht premtimin për të votuar ligjet me 3/5 e më pas bllokimi i tyre. Pak a shumë është një rrugë e thyerjes së mitit të Djallit të anatemuar deri më sot, por njëkohësisht edhe e krijimit të një besimi minimal ndaj palës tjetër. Në këtë mënyrë, opozita kërkon në paktin me 10 kushte konsensus dhe lëshime nga maxhoranca për emërimet e drejtuesve të guvernatorit të bankës qendrore, KLSH, Avokatit të Popullit, bordin e KKRT apo Televizionit Publik, por njëkohësisht, si për të treguar se e njeh mjaft mirë se me kë kërkon “të bëjë krushqi”, kërkon reforma në procedurat parlamentare dhe një pakt politik për të nxitur prokurorinë të zbardhë krimet e 21 janarit si dhe hetimet për aferat e zbuluara nga kabllogramet e ambasadës amerikane. Në eksperiencën politike të pas viteve 2000, maxhoranca ka ndarë pushtet në disa prej këtyre posteve me opozitën. Nuk duhet harruar, konsensusi i socialistëve, sigurisht me një tjetër kryetar, për t’u lënë partive të djathta propozimin e emrit të presidentit Moisiu, por njëkohësisht edhe kreun e KLSH-së. Në këtë aspekt, është normale që edhe opozitarët e sotëm të kërkojnë aksesin e duhur në institucionet që garantojnë ndarjen dhe kontrollin e pushteteve.
Krejt e panjohur, por ndoshta e nxitur nga situata e fundit dy vjeçare, ngjason ndërkohë kushti për hetimin e 21 janarit. Prokuroria nuk ka nevojë për një pakt politik apo për një tifozllëk krerësh partish për të hetuar krimet në bulevardin kryesor të një vendi normal. Nëse ka arritur deri këtu përgjumja prej kokete e “Silvia Kontit”, atëherë opozita duhet të kërkonte një pakt për të zgjedhur një kryeprokuror të ri. Sepse ashtu siç mund të bëhet një pakt për të mos e sulmuar prokurorinë sot, nesër mund të ketë një skenar të fshehtë për ta frenuar atë në hetimet e krimeve të tjera politike.
Sidoqoftë, fatin e mëtejshëm të paktit të propozuar nga opozita, do ta mësojmë vetëm pas kthimit të kryeministrit Berisha në atdhe. Çdo marrëveshje ka nevojë për vullnetin, por edhe lëshime nga të dyja palët e përfshira. Është kthyer në një traditë tashmë që “gjelat” e politikës shqiptare të ulen së bashku vetëm atëherë kur ashtu si pulat u ka mbërritur veza në pjesën fundore të kurrizit. Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga 12 tetori, momenti që Bashkimi Evropian do të vendosë nëse do të mbyllë edhe një vit tjetër portat e integrimit të Shqipërisë, në skakierën e politikës po shfaqen shenjat e një vullneti për një pakt bashkëpunimi. Nëse ky vullnet nuk do të jetë flluska e radhës për të dalë të larë para ndërkombëtarëve, sigurisht që këto sinjale paqeje janë mjaft pozitive dhe të mirëpritura.
Shqipëria ka nevojë sot më tepër se kurrë për një pakt politik. Duhet një marrëveshje burrash shteti për të ulur tensionet që krijojnë jo vetëm bllokim të reformave dhe pasiguri ekonomike, por edhe humbjen e shpresës për një të ardhme më të mirë në këtë vend. Është e nevojshme një periudhë paqeje jo vetëm për “sy e faqe” të Evropës, por edhe për të ndërtuar një Shqipëri politike të ndryshme. Një politikë, ku maxhoranca ka mundësinë që të provojë “këllqet” e saj pa justifikimin e bojkotit të opozitës, dhe ku kjo e fundit është vërtet një alternativë që mund të krijojë besimin e duhur tek sa më shumë votues të tipit “ju votoj si më të mirët” dhe jo “ju votoj si të keqen më të vogël”.