Nje perralle paqeje nga Palestina
Paqja ne Lindjen e Mesme eshte e mundur pavaresisht se atyre qe ndjekin prej dhjetera vitesh kronikat e ketij konflikti u duket se pikerisht paqja eshte ndermarrja me e veshtire mes palestinezeve dhe izraeliteve. Mundesia e saj qendron tek njerezit jo tek pushtetaret. Nje film i fundit dokumentar i titulluar Budrus flet shume qarte per kete realitet.
Filmi dokumentar Budrus qe ka dale ne disa vende te Europes javen qe shkoi rrefen historine e pazakonte te nje fshati palestinez i cili pati sukses aty ku te tjeret deshtuan pas nje sere protestash paqesore komuniteti qe ndodhej ne Bregun Perendimor ia doli mbane qe tia ndryshonte mendjen qeverise se Izraelit. Pas kater vitesh proteste fshataret e fshatit te vogel arriten qe ta bindin qeverine hebreje te zhvendoste rrugen e barrieres se sigurise qe ata po ndertonin aty prane per te shmangur aktivitetet e terroristeve. Muri do te ishte futur neper tokat dhe shtepite e fshatareve duke u shkaktuar atyre nje dem te madh nderkohe qe ata duhet te shkulnin te gjitha pemet e ullinjve qe pengonin kete mur. Por muri nuk ishte shkaku i vetem i protestes se fshatareve te Budruse.
Organizatoret e protestave arriten qe te benin bashke disa fraksione te ndryshme brenda komunitetit te tyre perfshi edhe perfaqesuesit e partive kundershtare Fatah dhe Hamas. Kjo e fundit eshte nje parti qe sheh vetem mundesine e luftes kunder Izraelit dhe per kete konsiderohet si organizate terroriste. Ne proteste u perfshine edhe grate e komunitetit dicka jo fort e zakonshme per ato zona si dhe disa aktiviste hebrenj. Sa per vete organizatorin e protestave ai kishte kaluar vete 6 vjet ne burgjet izraelite. Filmi i drejtuar nga Julia Bacha nje nga shkrimtaret e nje dokumentari te diskutueshem me titull Dhoma e Kontrollit qe flet per televizionin Al Jazira eshte konsideruar nga lsquoNju Jork Times si nje nga filmat ne te cilin ngrihen disa nga pyetjet dhe ceshtjet me te veshtira ne lidhje me konfliktin palestino-izraelit dhe mbi te gjitha ajo e aftesise se seciles pale per te kuptuar tjetren si dhe roli i perpjekjeve paqesore per ti dhene fund konfliktit.
Ja cfare thote vete regjisorja e filmit dhe organizatori i kesaj proteste te suksesshme palestinezi Ayed Morrar...
Si u lindi ideja banoreve te Budruse per te organizuar nje proteste paqesore
Ayed Morrar. Ne fshatin tone ndodhnin dy gjera ose qanim per ato qe na ndodhnin ose heshtnim dhe nenshtroheshim. Kur u ndodhem perballe vendimit te hebrenjve per te shkulur rrenjet e ullinjve ne vendosem me ne fund qe te kundershtonim por paqesisht pa arme. Dhe per te arritur 100 qellimin tone duhet qe te perdornim 100 te fuqise sone. Grate femijet dhe pleqte jane pjese perberese e fuqise sone. Nuk donim qe te vinim askend ne situata te rrezikshme ndaj vendosem qe te protestonim paqesisht. Pas nje muaji e gjysme mbi 15 palestineze e vazhduan kete proteste dhe pas disa vitesh ia dolem mbane qe ti ndalonim buldozeret.
Ky eshte nje film anti Izrael apo pro palestinez
Ayed Morrar. Ne nuk jemi kunder Izraelit jemi vetem kunder pushtimit. Ne protesten tone moren pjese persona nga 35 kombesi te ndryshme. Mes tyre kishte edhe hebrenj dhe ata qe ne fillim ishin te mirepritur.
Julia Bacha. Une jam e bindur se nuk mund te jesh anti-izraelit pa qene anti-palestinez. Kjo sepse keta dy popuj jane aty per te qendruar. Dinjiteti dhe siguria e njerit eshte e lidhur mt dinjitetin dhe sigurine e tjetrit. Te ardhmet e ketyre dy popujve jane te lidhura me njera-tjetren dhe nuk do te jete kurre e mundur te zgjidhet konflikti ne menyre te njeaneshme apo qe ti vleje vetem njerit vend.
Nje nga kritikat e dokumentarit eshte se zgjidhja qe i ofrohet konfliktit palestino-izraelit duket si shume e thjeshte. Madje edhe disa nga palestinezet qe e kane pare filmin i jane kundervene asaj ideje qe nenkupton normalizim te marredhenieve me Izraelin.
Morrar. Pike se pari une nuk do ta quaja zgjidhje. Kjo lloj menyre e te kerkuarit te te drejtave tona eshte nje zgjedhje. Nje zgjidhje politike do te ishte ndryshe. Une mendoj se njerezit kane nisur qe te zgjohen dhe te shohin realitetin me sy. Ne nuk mund te kalojme jetet tona duke fajesuar amerikanet britaniket apo kedo qe quajme faktor per situaten ne te cilen ndodhemi. Ne duhet te bejme maksimumin per te treguar se palestinezet nuk jane viktima por njerez qe kane te drejten per te jetuar ne liri dhe ne atdheun e tyre.
Perse mendoni se protesta te tilla nuk jane shume popullore ne territorin palestinez
Morrar. Sepse behet fjale per nje zgjidhje me komplekse. Ne Palestine ka nje nivel te larte te ndjeshmerise mes te gjitha paleve. Per nje lider eshte me e lehte qe te zgjedhe armen sesa paqen. Per kete u duhen para dhe rregulla. Por ne nje rezistence civile nje lider duhet te kete nje nivel shume te larte besimi tek te tjeret. Nje lider i dobet ka frike qe te ndaje pushtetin me te tjeret ndersa nje lider i forte nuk ka frike nga uniteti. Me rezistencen civile mund te besh qe njerezit te punojne se bashku.
Nje tjeter kritike e dokumentarit eshte se ne te shfaqet shume pak dhuna cka nuk tingellon si nje situate reale.
Bacha. Kjo eshte thjesht nje histori e vogel nje histori frymezuese. Nuk eshte nje dokumentar per konfliktin ne pergjithesi. Ky film flet per nje grup njerezish qe kane gjetur nje tjeter zgjidhje per problemet e tyre.
Ky film ka fituar shume cmime ne festivale te ndryshme ne te gjithe boten perfshi Festivalin e Berlinit ate te San Franciskos dhe Nju Jorkut. Cili mendoni se ka qene impakti i tij
Bacha. Eumlshte shume interesante sepse ne nuk ishim te sigurt ne fillim ne lidhje me reagimin e njerezve vecanerisht ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Por eshte i mrekullueshem fakti i hapesires politike qe ka gjetur filmi i njerezve qe kane qene pro tij dhe pro asaj cka ai paraqet. Te gjitha mediat amerikane kane shkruar artikuj ne lidhje me filmin dhe ne krahasim me te gjithe filmat e tjere me te cilet kemi konkurruar neper festivale jemi ndjere shume mire dhe te denje per konkurrimin. Suksesi qe kemi pasur ka qene i madh ta mendosh se behet fjale per nje film me nje buxhet shume te vogel dhe pa asnje lloj reklamimi paraprak. Nje gje e tille nuk mendoj se do te kishte qene e mundur 4 vjet te shkuara dhe aktualisht ndodh edhe per shkak te ardhjes politikes se Obames dhe J Street ose lobit te ri hebre qe eshte kritik ndaj shume pikepamjeve te qeverise izraelite. Diskutimet ne lidhje me kete teme qe trajton filmi kane qene te medha dhe jane bere ne shume ambiente.
Morrar. Kete film e kemi shfaqur edhe per njerezit e atyre fshatrave qe ende luftojne dhe perpiqen per te sjelle ndryshim dhe nje pjese e madhe e tyre kane marre mesime prej filmit. Ishte inkurajuese dhe i ndihmoi qe te ndryshonin sjellje dhe metoda. Por ka ndryshuar edhe izraelitet qe e pane filmin. Ata paten mundesi qe te shihnin realitetin e pushtimit dhe ate qe vuan dhe heq ana tjeter. Kam folur me nje djale hebre ne Nju Jork qe me tha se pushtimi eshte bere nje barre e rende edhe per vete komunitetin hebre dhe mbeshtetja per kete pushtim sa vjen e po pakesohet si nga ana e komunitetit hebre ashtu edhe nga ana e komunitetit nderkombetar.
A mendoni se prania e kamerave beri diference
Morrar. Po. Armiqte me te medhenj per ushtaret izraelite jane kamerat. Ata duan qe askush te mos e dije ate qe ndodh me te vertete. Por kamera dhe ajo qe filmohet te ndihmon per te perhapur mesazhin. Edhe te tjere jane ne situata te veshtira ndaj informacionet dhe shkembimi i tyre jane nje ndihme shume e madhe. Filmi nisi xhirimet ne vitin 2007 dhe nderkohe ne fshatin tone demonstratat paqesore kishin nisur qe ne vitin 2003. Dhe rasti yne ishte i vetmi ku demonstratat paqesore paten rezultat.
Ju vete konsideroheni si Gandi i Palestines...
Morrar. Mes meje dhe atij heroi ka shume distance. Njerez si Gandi Martin Luter King Jr dhe Nelson Mandela jane mesuesit tane dhe ne te gjithe kemi mesuar mjaft prej tyre por situatat jane shume te ndryshme. Ne Indi Gandi ishte nje simbol konsiderohej nje hero madje nje Zot. Ai kishte qindra-mijera ndjekes. Ne Palestine nuk gjen kollaj ndjekes. Por te pakten mund te gjesh partnere. Te gjithe duhet te jene partnere ne nje perpjekje paqesore.
Cilat jane shpresat tuaja per te ardhmen
Morrar. Mendoj se askush nuk mund te pushtoje dike pergjithmone. Kete na e ka mesuar historia dhe ne duhet te arrijme ne piken e te kuptuarit te njeri-tjetrit. Mendoj se palestinezet kane nevoje per hebrenjte per shkak te ekonomise se tyre dhe per teknologjine. Dhe izraelitet kane gjithashtu nevoje per palestinezet. Ata nuk do te ndihen kurre nje pjese normale e Lindjes se Mesme pa zgjidhur problemin me palestinezet. Te dyja palet kane nevoje per njera-tjetren dhe kete heret a vone do ta kuptojne.