E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta ndal Skenderbeun Shkumbini merr Krujen

Durrsaket shpresojne ne kthim peqinasit nje hap para

E enjtja ka mbyllur edhe ndeshjet e para te turit te dyte te Kupes se Shqiperise. Nese mund te quhet surprize ajo vjen nga Korca ku Teuta ka marre nje barazim shume te vlefshem ndaj Skenderbeut dhe shpreson shume per kualifikimin ne ndeshjen e dyte nderkohe qe Shkumbini ka triumfuar ne Kruje ndaj vendasve te Kastriotit dhe ka hedhur nje hap te sigurt drejt turit tjeter te kompeticionit te dyte per nga prestigji ne futbollin shqiptar.

Ne Korce sfida Skenderbeu-Teuta u mbyll ne barazim 0-0. Te dyja skuadrat jane munduar te japin maksimumin ne fushen e lojes. Sigurisht qe Skenderbeu ka qene edhe skuadra qe ka synuar te mbaje per shume kohe iniciativen e lojes por edhe pse ka krijuar disa raste per shenim nuk ka mundur ta gjeje golin e avantazhit. Nga ana e saj Teuta ka bere maksimumin per te mos pesuar gol duke rreshtuar faktikisht mire nje grup futbollistesh te cilet kane respektuar me perpikmeri te gjitha udhezimet e trajnerit Edi Martini. Jane mbrojtur mire duke mos i lene hapesira kundershtarit por edhe kane tentuar te shohin edhe nga porta e korcareve ku kane pasur rastet e tyre per te bere nje surprize te madhe. Keto raste nuk jane shfrytezuar si duhet nga djemte e Martinit. Gjithsesi deri ne fund te 90 minutave te rregullta plus shteses asnje nga dy ekipet nuk ka mundur ta coje topin ne rrjete qofte edhe nje here te vetme. Barazimi 0-0 le te hapur kualifikimin per ne ndeshjen e kthimit me 8 dhjetor ne stadiumin Niko Dovana. Durrsaket duken disi me te favorizuar por me pare te dyja skuadrat do te duhet te perballen me perpara po ne Durres per javen e 13 te Superiores.

Shkumbini mori revanshin ndaj Kastriotit ne Kupen e Shqiperise duke fituar 3-1 ne Kruje ne ndeshjen e pare te turit te dyte te edicionit te 59 te trofeut te dyte te rendesishem ne Shqiperi. Tri dite me pare Kastrioti kishte FITUAR 2-0 ne javen e 12 te Superiores. Edhe pse ne nje transferte te veshtire peqinasit nuk jane frenuar aspak nga entuziazmi i vendasve te mbeshtetur edhe nga tifozeria e tyre por ka dhene maksimumin per te marre ne fund nje rezultat te merituar. Futbollistet e Shkumbinit jane treguar me kembengules ne kerkim te fitores duke e vene ne veshtiresi Kastriotin. Vendasit e nisen mire ndeshjen por me pas iu nenshtruan ritmit te lojes se miqve te cilet ishin me racionale dhe realizuan ne rastet e pakta qe iu dhane ne kete sfide. Pas nje pjese te pare pa gola ishte Shkumbini qe shenoi i pari me ane te Arlind Nores ne minuten e 51-te. Dy minuta me pas Erjon Mustafaj dyfishoi per peqinasit duke krijuar nje siguri per fitoren e miqve. Elton Mucollari shkurtoi diferencen ne minuten e 67-te duke krijuar nje iluzion por boshnjaku Altin Gerbovic me golin e tij ne minuten e 80 fiksoi shifrat 3-1. Takimi i kthimit me 8 dhjetor duket se do te jete nje formalitet ne Peqin me nje Kastriot teresisht te fokusuar ne kampionat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›