E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje person "kursen" 5000 leke

Blerina Hoxha

Duke iu referuar shifrave zyrtare, nje shqiptari i bie te kurseje ne muaj rreth 5 mije leke te reja. Kjo shifer vjen si diference ndermjet te ardhurave mesatare per fryme dhe shpenzimeve mujore po per fryme. Sipas institutit te Statistikes, INSTAT, nje individ ne Shqiperi shpenzon mesatarisht rreth 17 mije leke ne muaj nga te cilat 9 mije leke per konsum ushqimor dhe 8 mije leke per konsum jo-ushqimor. Ndersa te ardhurat per fryme po sipas INSTAT, duke marre ne konsiderate Prodhimin e Brendshem Bruto per 2007 jane rreth 22 mije leke ne muaj. Duke patur parasysh qe inflacioni eshte rritur 23.2% ne periudhen 2000-2007, arrijme ne konkluzionin se shpenzimet reale per fryme jane rritur rreth 1.8 here. Me ritme pak me te ulta per te njejten periudhe jane rritur edhe te ardhurat per fryme. Mirepo, teprica prej 5 mije lekesh ne muaj, si mesatare per nje individ nuk vlen per te gjithe pasi sipas INSTAT, vetem 10 per qind e familjeve ne Shqiperi shpenzon rreth 23 per qind te totalit duke konsumuar rreth 153 mije leke ne muaj per familje me kater persona. Nje analize e shperndarjes se nivelit te shpenzimeve per konsum tregon se, 90 per qind e familjeve shqiptare arrijne ne rreth 77 per qind te vleres se konsumit total te popullates duke shpenzuar mesatarisht rreth 60 mije leke ne muaj. Te dhenat per konsumin mujor mesatar per fryme tregojne per nje disnivel ne Shqiperi. Shumica e popullsise qe korrespondon me 90% te familjeve shpenzon rreth 16 mije leke ne muaj, ndersa nje pjese mjaft e vogel qe korrespondon me 10 % e familjeve shpenzon rreth 52 mije leke ne muaj ose 3 here me shume. Te dhenat e anketes se buxhetit te familjes 2006-07, realizuar nga INSTAT mbi nje kampion prej 6025 familjesh, bejne te mundur pershkrimin e shpenzimeve per konsum te familjeve shqiptare. Ne periudhen e references shpenzimet mesatare mujore te familjeve vleresohen ne shifren 69 mije leke duke pasur parasysh se nje familje ne Shqiperi perbehet mesatarisht nga 4 persona. Shuma totale e shpenzimeve mujore te familjeve shqiptare, qe vleresohet te jene rreth 752 mije familje, arrin ne 52 miliarde leke ne muaj. Ushqimi (pa perfshire pijet alkoolike) mbetet nje element i rendesishem ne buxhetin familjar duke zene 47.6 per qind te tij. Ne kete grup, peshen me te madhe e ze shpenzimi per "mish dhe nenprodukte" qe perben rreth 22.5 per qind te buxhetit brenda grupit. Produktet qe vijne me pas per nga vlera e shpenzuar jane "qumeshti, vezet dhe nenproduktet e tij" (me nje peshe prej 16.1 per qind) si dhe "buke dhe drithera" (15.5 per qind). Nengrupet qe vijne me pas jane perimet qe zene 14 per qind te grupit kryesor dhe frutat qe zene 8.8 per qind. Persa i perket grupit pije alkoolike dhe duhan, rezulton se ne familjet.

Te ardhurat reale te shqiptareve sipas CIA-s

Te ardhurat per fryme te shqiptareve jane 40 per qind me te larta sesa raportojne shifrat zyrtare. Pretendimin ne fakt e jep Sherbimi inteligjent Amerikan CIA, ne botimin e pervitshem "The World factbook 2008". Sipas shifrave te publikuara nga CIA, ne faqen e internetit keto dite per Shqiperine GDP per fryme ne vendin tone ne fund te vitit 2007 arriti ne 5500 USD, ndersa shifra zyrtare e institucioneve shqiptare nuk eshte me shume se, 3400 dollare. Sipas CIA-s, ndryshe nga fqinjet e tjere ballkanas, Shqiperia eshte duke bere nje tranzicion te veshtire drejt ekonomise se tregut.

Te ardhurat

Ekonomia furnizohet me se shumti nga te ardhurat e emigranteve, qe sjellin rreth 1 miliarde USD ne vit. Sektori i bujqesise, ndertimit, sherbimeve etj. Jane burime te tjera te ardhurash per shqiptaret. Gjate viteve 2000-2007 eshte forcuar rritja ekonomike dhe inflacioni eshte i ulet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›