E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statistikat e Shqiptare ne reformim, FMN kritika qeverise

Shifrat per disa tregues ekonomik ne vendin tone shpesh here jane paradoksale. Ky fenomen eshte vene re edhe nga institucionet financiare nderkombetare, sipas te cilave Shqiperia eshte vendi me statistikat me dobeta ne Evrope. Per te ndihmuar ne permiresimin e kesaj situate Fondi Monetar Nderkombetar ne marreveshjen aktuale me qeveria ka disa projektet per permiresimin e statistikave zyrtare, sidomos atyre qe lidhen me llogarite kombetare. Per te patur te shifra me te sakta ne fillim te ketij viti guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani dhe Drejtoresha e institutit te Statistikave (INSTAT), Ines Nurja nenshkruan nje memorandum bashkepunimi per permiresimin e statistikave. Nepermjet zbatimit te ketij memorandumi, Banka e Shqiperise do te rrise numrin e produkteve statistikore qe merren nga INSTAT-i ne kuadrin e vleresimeve te fazes se re te zhvillimit ekonomik ne te cilen po hyn vendi. Ne te njejten kohe, zbatimi i ketij memorandumi do t'i mundesoje INSTAT-it pasurimin e metejshem te spektrit te te dhenave statistikore me te dhena nga sektori financiar dhe sektori i jashtem, te cilat prodhohen nga Banka e Shqiperise. Plotesimi me saktesi i kerkesave te paraqitura ne kete marreveshje perben nje baze te mire edhe per plotesimin e nje sere detyrimeve qe kane statistikat shqiptare, per te permbushur standardet nderkombetare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›