Një rrebesh i fuqishëm përmbyt Elbasanin

Ndërkohë që i gjithë vendi është pushtuar nga i nxehti afrikan, një shi i dendur ka përfshirë qytetin e Elbasanit, duke përmbytur bulevardet kryesore të tij.
Sipas informacioneve të fundit, rrebeshi që zgjati dy orë mbuloi bulevardin “Qemal Stafa” dhe atë “Dinamo”, duke penguar qarkullimin e automjeteve.
është dashur ndërhyrja e autoriteteve lokale, të cilat kanë angazhuar zjarrfikësit, për të kthyer normalitetin në dy akset kryesore të qytetit.