E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje rruge me emrin e Anita Bitrit

Ne 40-vjetorin e lindjes se kengetares se njohur vlonjate, Anita Bitri, Keshilli Bashkiak i qytetit te Vlores emertoi nje prej rrugeve ne qender te qytetit me emrin e saj. Nenkryetari i Bashkise se Vlores, Halim Dervishi, zbuloi pllaken e mermerit ne te cilen qe gdhendur emri i kengetares. Dervishi tha ne fjalen e rastit se Anita Bitri eshte nje prej figurave vlonjate, e cila mbahet dhe do te mbahet mend per vlerat e saj. Kengetarja vlonjate humbi jeten ne menyre tragjike se bashku me te emen dhe vajzen e saj 7-vjecare ne Staten Island te Nju-Jorkut. Ngjarja ndodhi me date 19 tetor te vitit 2004, si pasoje e nje rrjedhjeje gazi ne banesen e Anites duke shuar familjen tragjikisht. O.H

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›