Nje shperthim shkaterron nje baze te marines ne Qipro

Banoret e ishullit flasin per nje katastrofe me permasa biblike. Vendi i shperthimit duket si nje zone krize. Ne nje baze te marines ne jug te ishullit Qipro te henen 11.7. shperthyen njekohesisht shume konteniere me municione. Mediet lokale njoftojne per te pakten 15 te vdekur. Shifra zyrtare nuk ka ende.
Shperthimi ne bazen Evangelos Florakis duket se eshte shkaktuar nga nje zjarr ne shkurre i cili eshte shtrire deri ne baze dhe u ka vene zjarrin kutive te municionit u tha nga Ministria greke e Mbrojtjes. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shkaterrim me permasa biblike - baza e marines Evangelos Florakis pas shperthimit.
Konteineret ishin te sekuestruar
Konteineret gjendeshin ne portin e bazes dhe ishin sekuestruar gjate nje transporti ilegal armesh. Ato ishin gjetur tre vjet me pare ne bordin e nje anije transporti para Qipros. Anija Monchegorsk e cila lundronte atehere me flamurin qipriot dyshohej se synonte transportin e municionit nga Irani ne Gaze.
Nder viktimat ne bazen e marines sipas te dhenave te televizionit shteteror ishin edhe dy marinare dy ushtare dhe pese punonjes te zjarrfikesit.
Shkaterrime edhe ne fshatrat fqinje
Shume njerez te tjere ne lokalitetin Zygi ne afersi te bazes kane pesuar lendime. Pjese te medha te lokalitetit u demtuan ndertesa taverna dhe bare ne breg te detit u mbuluan nga hiri dhe dheu.
Mbi baze ngrihej nje shtylle e trashe tymi. Deshmitare te tjere treguan se ne lokalitetin Mari jane demtuar thuajse te gjitha ndertesat nga lekundjet e forta te shperthimit.
Edhe drejtuesit e automjeteve u goditen nga objekte ne ajer
Drejtuesit e automjeteve ne rrugen Larnaka-Limassol u goditen nga objekte te ngritura ne ajer prej shperthimit. Copeza druri shufra hekuri pjese nga catite rane mbi ne e pershkruan situaten nje grua. Si pasoje e shperthimit u shkaktua nje zhurme shurdhuese.
Nje central i madh elektrik burimi kryesor i rrymes ne ishull u demtua rende nga trysnia e shperthimit. Perkohesisht u pengua puna ne aeroportet e Larnakes dhe Paphos.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Priten nderprerje te pergjithshme te energjise - stacioni i detuar elektrik Mari eshte burimi kryesor i rrymes ne ishull. Demtohet furnizimi me energji elektrike
Shoqeria energjetike e Qipros u beri thirrje qytetareve te kursejne energjine. Perdorni gjeneratore dhe shuani kondicioneret thuhet ne nje deklarate te shoqerise. Pritet te kete edhe nderprerje te pergjithshme te energjise.
Presidenti qipriot Dimitris Christofias u takua ne nje mbledhje krize me kabinetin e tij ne kryeqytetin Nikozia. Zedhenesi i qeverise njoftoi doreheqjen e dy zyrtareve te larte ministrit te Mbrojtjes dhe komandantit te gardes kombetare.
Autor Eleonore Uhlich dpa dapd / E.Xhani
Redaktoi Bahri Cani
Eliana Xhani