Nje sistem i beses dhe i tradhtise ne Shqiperi
Nga Norbert Mappes-Niediek
Ne Shqiperi mbizoteron klima armiqesore. Kjo nuk ka te beje vetem me diferencat politike. Aty ku mungojne argumentet e kunderta dominon konkurrenca teresisht boshe.
Cili prej grindaveceve ka te drejte ne klimen e ndezur ne Shqiperi Pergjigja eshte tronditese asnjeri. Problemi eshte menyra se si te dy i kundervihen njeri-tjetrit duke e tepruar me fjale e me vepra. Eshte e vertete qe rrethanat ne Shqiperi vazhdimisht japin shkas per protesta plot indinjate. Por indinjata mund te nxitet edhe nga shkaqe boshe e kjo ben qe gjithcka te shkoje keq e mos me keq.
Sali Berisha i ka tani duart e lyera me gjak tha drejtuesi i socialisteve Edi Rama me 22 janar pas te shtenave vdekjeprurese ndaj tre demonstruesve. Nderkohe qe nuk eshte aspak e qarte nese demonstruesit ate te premte vertet jane qelluar me urdher apo nese policet i perfshiu paniku duke e ndjere veten ne rrezik. Nga ana tjeter Berisha e ka akuzuar kundershtarin e tij Rama se ai i ka orkestruar e madje i ka udhezuar ekseset e dhunes se demonstruesve. As per kete nuk ka asnje pike reference. Ne nje demokraci funksionuese ka prioritet nje hetim neutral perpara se te behen te tilla akuza te pashoqe. Ndersa ne Shqiperi kjo nuk ndodh. Kush dhe cfare paraqitet neutral eshte per te secilen pale vetem armiku nen nje maske te re. Me akuzen e tij ndaj prokurores se pergjithshme te emeruar prej tij se ajo eshte pjese e nje puci per grushtshteti kryeministri jep vet shembullin e kesaj menyre te te menduarit.
Ashpersia e grindjes nuk eshte nje problem personal i Rames dhe i Berishes madje ajo nuk eshte as specifika e skenes politike. Kundershtite e ashpra mes mikut dhe armikut imazhi i beses dhe i tradhetise kane rrenje shume me te thella ne shoqerine shqiptare. Ne Shqiperi nuk ekziston sfera publike e shkembimit korrekt te mendimeve gje qe ne vende te tjera ka kultivuar komunikimin. Deri vone ne shekullin e kaluar shumica e shqiptareve jetonin ne lidhje te forta familjare te cilat nuk mbanin kontakt me njera-tjetren. Dihet shume pak per tjetrin dhe ka nje predispozite qe per tjetrin te perfytyrohet me e keqja. Akceptanca per te miren e pergjithshme dhe per shtetin si administrues i besuar as qe ekziston fare.
Diktatura komuniste i ka shkaterruar familjet e medha por pa e zevendesuar kete me shoqerine e lire. Rrethanat e sotme jane edhe pasoje e kesaj. Por gabimisht klima armiqesore ne vend eshte kuptuar si pasoje e ideologjise. Partite nuk dallojne nga njera-tjetra mbi bazen e programeve. Kjo tingellon paradoksale por eshte logjike Aty ku ekzistojne argumentet e kunderta mund te gjenden kompromise. Aty ku mungojne keto argumenta mbizoteron kokurrenca teresisht boshe.
Proces i ngadalshem te mesuari
Madje as e kaluara nuk i ndan antagonsitet Ne vitin e trazuar te ktheses 1991 demokratet jane ndoshta disa jave me perpara se socialistet qe pasuan kur mori fund komunizmi. Per Sali Berishen dhe Edi Ramen madje as kjo nuk qendron I riu Rama u be disident teksa organizoi si i pari ne Shqiperi nje ekspozite te artit ekspresionist. Antikomunisti i indinjuar Berisha ne te njejten kohe vazhdonte te ishte sekretar partie ne Universitetin e Tiranes.
Sali Berisha i cili vjen nga veriu i prapambetur eshte vete rob i tradites se te menduarit bardh e zi dhe ne situata kritike ai rregullisht e humbet toruan. Edi Rama nga ana tjeter ka mbi kurriz klikat hakmarrese brenda partise se tij Nese nuk eshte ai qe e drejton vete luften e ashper jane te tjeret qe e bejne kete. Qe te dyja keto cojne ne te njejtin perfundim.
Ne vitet qysh pas renies se komunizmit ka shume permiresime. Toni eshte bere me paqesor dhe tek brezi i ri po forcohet vetedija se jo gjithmone shteti duhet te jete thjeshte instrumenti i njeres apo i tjetres bande. Por procesi i te mesuarit eshte i ngadalshem dhe me prapaktheu.
Pertej kufirit shqiptar te tilla kthime prapa vazhdimisht keqkuptohen. Kur ne vitin 1997 vendi u zhyt ne anarki te dhunshme evropianet mendonin se u duhej te mbanin anen e njeres apo tjetres pale. Ne fund misionet nderkombetare te OSBE-se dhe te Keshillit te Evropes ishin po aq armiqesore ndaj njeri-tjetrit sa edhe grindavecet lokale. Bashkesia nderkombetare ka mesuar nga gabimet e se shkuares. Amerikanet dhe evropianet javen e kaluar reguan shume shpejt dhe me vendosmeri u perpoqen t8217i drejtonin emocionet ne shinat kushtetuese. Ambasadori i SHBA-se ia doli qe ta binde Berishen te anuloje mobilizimin e simpatizanteve te tij. Evropianet ia dolen qe t8217i kthejne aresyen opozites. Por per fat te keq as ne Perendim aresyeja nuk eshte pervetesuar prej te gjitha paleve. Qytetaret artikuluan shqetesimet e tyre keshtu i keqinterpretoi Internacionalja Socialiste trazirat e se premtes dhe i siguroi solidaritet te plote partise shqiptare si moter. Per Partine konservatore Popullore Evropiane eurodeputeti Elmar Brok mendoi se duhet denuar ne menyre te njeanshme roli destruktiv i udheheqesit te socialisteve Rama. Shqiperia duhet te mesoje nga Perendimi dhe jo anasjelltas.
Analize e botuar ne numrin e se martes te gazetes gjermane Frankfurter Rundschau