Nje stadium modern per Shqiperine
Pas shume vitesh pritje zvarritjesh neper zyra dhe projekte qe asnjehere nuk jane marre parasysh tashme edhe Shqiperia do te kete nje stadium modern. Premtimi eshte bere nga Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e perjavshme te Keshillit te Ministrave ku kreu i qeverise eshte perqendruar te 100-vjetori i pavaresise se Shqiperise. Ai nenvijezoi se kremtimet per kete date historike nuk do te jene vetem festive por ajo do te shoqerohet edhe nga ndertimi i veprave moderne infrastrukturore. Mes tyre figuron edhe nje dhurate per futbollin ne vendin tone dhe mbi te gjitha per Kombetaren kuqezi. Kam menduar qe ky 100-vjetor te jete i prekshem ne te gjitha qytetet dhe komunat e vendit. Ne Tirane mendoj se ndertimi i Parlamentit do te ishte vendimi me i rendesishem qe mund te merret. Ndertimi i dyte modern dhe i madh do te jete jo ne fushen e institucioneve zyrtare por do te jete stadiumi me modern i kryeqytetit deklaroi Berisha ne fjalen e tij. Jane me qindra e mijera fansa tifoze te cilet bejne energjine e vertete me te paster te futbollit shqiptar te cilet kerkojne qe kryeqyteti i vendit te tyre te kete nje stadium te parametrave me moderne. Kjo deklarate vjen pikerisht ne nje prej momenteve me te mira te perfaqesueses ne keto vitet e fundit ku fitorja minimale ne Qemal Stafa e kombinuar me barazimin e marre ne Rumani kane bere qe Shqiperia te renditet e para ne Grupin D eliminator te Euro 2012. Momentalisht skuadra e drejtuar nga Josip Kuzhe ka lene mbrapa skuadra si Franca Rumania apo Bosnje-Hercegovina. Kryeministri shtoi Nuk mund te mos merret parasysh kerkesa masive e te pasionuarve pas futbollit. Nuk mundet qe ata te cilet me entuziazmin e tyre jane faktori kryesor i dinamizmit te ndeshjeve te mos perfillen dhe ata jane nje shumice e madhe. Per kete arsye Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve te shqyrtoje te gjitha variantet e mundshme por ne 100-vjetorin e pavaresise duhet qe kryeqyteti te kete nje nga stadiumet me moderne.
Ankesat per gjendjen aktuale te Qemal Stafes kane ardhur nga te gjitha anet por deri me tani ato kane rene ne vesh te shurdhet. Federata Shqiptare e Futbollit eshte gjobitur vazhdimisht per problemet qe paraqet ky impiant i cili ka nisur te ndertohet ne vitin 1939 ndersa u inaugurua me 1946-n. Nje prej skandaleve me te medha te viteve te fundit ishte denoncimi i Kombetares se Danimarkes e cila akuzoi mungesen e ujit te ngrohte ne dushe gjate eliminatoreve te Boterorit 2010 ndersa gjoba per FSHF-ne ishte 10 mije euro. Projektet dhe planet per rikonstruktimin e stadiumit nuk kane munguar por marredhenia e tensionuar qe ka ekzistuar ndermjet institucionit qe drejton futbollin dhe shtetin shqiptar ka bere qe gjithcka te mbetet ne leter. Vetem pak muaj me pare kreu i federates Armand Duka kishte propozuar dy variante ndertimin e nje stadiumi te ri ne periferi te Tiranes me kosto rreth 40 milione euro ose mundesine me te mundshme rikonstruktimin e Qemal Stafes qe do te kushtonte 12 milione euro. Ne parim Ministria e Sporteve ka pranuar opsionin e dyte madje do te investonte gjysmen e shifres 6 milione euro por deri me tani kane munguar hapat konkrete.
Ndertimi i nje stadiumi modern ne Shqiperi do te jete edhe nje teme bisede ne takimet qe presidenti i FIFA-s Sep Blater dhe ai i UEFA-s Mishel Platini do te zhvillojne me Presidentin Topi dhe Kryeministrin Berisha ne viziten e 21 tetorit per 80-vjetorin e themelimit te FSHF-se.