E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe Shqiperi euforia e fitores ndihet ne cdo cep

Kombetare Trajneri rrefehet sinqerisht per mediat kroate dhe kthen syte nga Bosnja

Shqiperia ka mundur Luksemburgun dhe eshte e para ne Grupin D ne kuoten e 4 pikeve po aq sa Bjellorusia por me golavarazh me te mire duke lene keshtu pas pretendentet kryesore Francen Bosnjen dhe Rumanine. Nje gje e tille ka entuziazmuar te gjithe shqiptaret te cilet ne kete fillim te eliminatoreve te Europianit kane filluar te thurin endrra edhe pse te gjithe e dine se rruga deri ne fund te ndeshjeve ne grup do te jete shume e gjate. Pas triumfit shqiptar trajneri Josip Kuzhe eshte shnderruar ne nje personazh interesant per mediat kroate te cilat i kane kerkuar nje opinion ne lidhje me ecurine e mire ne keto dy sfida te para qe e kane nxjerre kryesuese ne Grupin D.
E kam te qarte qe ndoshta mund te kishim fituar me thelle ndaj Luksemburgut me dy apo tri gola diference nenvizon Kuzhe skuadra e te cilit ka krijuar shume raste per shenim. Eumlshte shume e veshtire te luash ndaj nje skuadre te tille qe mbrohet gjate gjithe ndeshjes. Panorama e lojes eshte ata nuk dilnin fare nga mesfusha e tyre dhe rreshtoheshin te gjithe para zones se portes. Nuk tentuan per asnje moment qe te sulmonin. Per Shqiperine kjo nuk ishte nje ndeshje e thjeshte. Salihi ishte autori i golit qe i dhuroi Shqiperise fitoren e rendesishme ndersa Kuzhe shtoi Ndoshta mund te kishim fituar me nje rezultat te thelle dhe ketu e kam fjalen per dy ose tri gola diference. Megjithate me e rendesishme eshte qe skuadra arriti te merrte tri piket tha Kuzhe i cili ka bere nje pune mjaft te mire ne krye te Shqiperise ne keta 15 muaj qe nga dita e emerimit te tij ne krye te perfaqesueses kuqezi. Ne shtate ndeshjet e fundit kemi pesuar vetem nje gol dhe kjo ka bere qe te krijohet nje atmosfere e cila eshte pare rralle ne kete vend. Ne Shqiperi euforine mund ta ndjesh ne cdo cep. Ndeshja e ardhshme e Shqiperise eshte me 8 tetor kunder Bosnje-Hercegovines qe ne te kaluaren eshte drejtuar nga Ciro Blazevic. Gjithsesi Kuzhe ka nenvizuar se nuk do te konsultohet me mikun e tij pasi zoteron informacion te bollshem rreth ketij kundershtari. Absolutisht jo nuk kam ndermend ti bej telefonate Ciros sepse kam mjaft informacion per skuadren e Bosnjes. Personalisht kam pare shume ndeshje te tyre. Nderkohe qe mund te them se kemi edhe vezhguesit tane te cilet e ndjekin me shume vemendje kete skuader perfundon Kuzhe prononcimin e tij per mediat kroate.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›