E Shtunë, 31 Tetor 2026

David Key: Mladici i ka duart me gjak

Nga Express më 18 qershor 2011 në ora 12:06

David Key, ekspert i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Kalifornisë, në Los Angelos (UCLA), theksoi se ish-gjenerali i serbëve të Bosnjës, Ratko Mladic, i ka duart e lyera me gjak më shumë se askush tjetër.

“Ai luajti rol kryesor në rrethimin e Sarajevës që zgjati 43 muaj, nga viti 1992 deri më 1996. Ishte në krye të rrethimit të Srebrenicës dhe masakrës që pasoi në korrik 1995. Ishte përgjegjës për veprimtaritë ushtarake në vend. Mladici kishte qenë ushtarak karriere në ushtrinë jugosllave dhe pastaj u transferua në ushtrinë serbe të Bosnjës kur ajo u krijua dhe u vu në krye të saj. Pra ai ishte ushtarak profesionist. Ai i dinte rregullat dhe ligjet e luftës dhe i shkeli ato qartë dhe me dijeni të plotë. Ai është personi kryesor që duhet të dalë para drejtësisë kur bëhet fjalë për luftën në Bosnjë”, deklaroi Key.

Key tha se nga të gjitha akuzat e ngritura kundër Mladicit, gjenocidi është akuza më e vështirë për t’u dëshmuar.

“Kjo do të thotë se nuk duhet të provosh vetëm që Mladici ishte përgjegjës për një krim të caktuar, por duhet të provosh se ai ishte përgjegjës dhe e kreu krimin, me qëllim që të shkatërronte plotësisht apo pjesërisht komunitetin mysliman të Bosnjës”, theksoi Key.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›